MENU
klinika

Nga New York Times

Mos vallë Makron po bëhet “heroi i Evropës”?!

28.09.2018 - 12:15

Presidenti Emmanuel Macron, erdhi në pushtet 16 muaj më parë. Popullariteti i 40-vjeçarit ka rënë dhe ndikimi i tij tanimë është zbehur.

Të dy paraardhësit e Macron, François Hollande dhe Nicolas Sarkozy, kishin patur rënie popullariteti në ndonjë fazë të presidencave të tyre, edhe pse nuk kishin qenë aq të ulëta sa të Macron në një sondazh të fundit, ku vetëm 19% e njerëzve që votuan e vlerësonin Macron.

Makron ka reformuar kodin e punës, ka ulur taksat dhe ka përmirësuar kushtet e punëtorëve. Ai i ka quajtur francezët “rezistentë ndaj ndryshimit”, madje edhe “dembelë”. Sipas Bloomberg, presidenti francez i tha një kopshtari të papunë që mund të kalonte rrugën dhe të gjente punë menjëherë.

“Jeto mirë, jeto i fshehur” thotë një thënie e vjetër franceze. Suksesi financiar është gjithmonë i dyshuar. Paraja është si Perëndia: më mirë të mos përmendet në publik.

Por, muaji i mjaltit ka mbaruar; Presidenti Trump ka “hedhur poshtë” marrëveshjet ndërkombëtare që Macron ka përkrahur (Marrëveshja me Iranin ose marrëveshja e klimës). Një skandal që përfshinte shefin e tij të sigurisë, Alexandre Benalla, i kapur në video duke sulmuar një protestues, u ekzagjerua dhe u përhap kudo,.

Këtë muaj, Macron bëri histori, përsëri. Ai ishte i guximshëm përsëri.

Ai pranoi se Franca kishte përdorur vazzhimisht dhunë dhe tortura në Luftën Algjeriane dhe të pranoj se ushtria franceze kishte torturuar dhe vrarë një intelektual të ri, Maurice Audin, në vitin 1957. Pasi  e pohoi në media, shkoi në shtëpinë e vejushës 87-vjeçare të Audin për të kërkuar falje.

Gënjeshtra të tilla po bombardojnë strukturën e çdo shoqërie.

Tani Macron bashkohet me ish-presidentin Jacques Chirac, i cili në vitin 1995 mori përgjegjësinë për kapjen e hebrenjve të vitit 1942, që e vendos demokracinë franceze në dyshim, në një moment kur demokracia amerikane gjithashtu është duke u “mbytur” nga gënjeshtrat.

Me çdo javë që kalon, Macron mbetet  “më i fuqishmi i Evropës” kundër valës së nacionalizmit, nativizmit e ksenofobisë.

Macron nuk do të përballet me zgjedhje presidenciale apo parlamentare në vend, deri në vitin 2022.

Me dobësimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, ai është i vetmi politikan europian që mund të përballojë kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj 2019 do të jenë një barometër i rëndësishëm për konfrontimin Macron-Orban.

Që të jesh një figurë historike sot, duhet të qëndrosh i izoluar. Gjykimi është ndonjëherë i paevitueshëm. Macron ka bërë gabime. Të gjithë njerëzit bëjnë. Unë mendoj se ai është shpresa e fundit për botën dhe për këtë duhet duartrokitur…

Roger Cohen ka qenë kolumnist i The Times që nga viti 2009. Ai u bashkua me The Times në vitin 1990 dhe ka shërbyer si një korrespondent i huaj dhe redaktor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fati i Evopës në duart e...

Dilema e madhe/ Makron apo Orban?!