MENU
klinika

Bilardo

Shqiptari humb finalen, por mbetet nr.1 në botë

23.09.2018 - 21:07

Rikonfirmohet ajo që para pak ditësh bëri jehonë jo pak. Eklent Kaçi tashmë është numri një edhe në EPFB (Federata Europiane e Bilardos),  pavarësisht se në Euroturin e radhës në Lende të Holandës është mundur në finale nga amerikani Shon Van Boning, 9-8.

Bilardisti kurbinas arriti me meritë deri në këtë fazë, ku dhe mund të kishte fituar. Në finale ai arriti ta dërgojë ndeshjen deri në 6-1, por më pas Van Boning rikuperoi dhe loja shkoi deri në 8-8.

Në lojën e fundit ishte Kaçi ai që hapi gurët, duke marrë dy gurë. Kur erdhi radha e katrës, bilardisti kurbinas tentoi mrekullinë me një kërcim të çokut. Por nuk ia doli ta merrte dhe më pas Van Boning, me një eksperiencë mjaft të madhe, e mbylli lojën dhe fitoi Euroturin.

Në fakt, amerikani i ka dhënë një dorë Kaçit për të marrë vendin e parë në EPFB, pasi eliminoi Mario He (ishte numri një në EPFB) që në fazën e LAST 32. Kaçi kaloi disa kundërshtarë të fortë si Niels Feijen, holandezin që kërkonte triumfin në shtëpi.

eklent kaci
eklent kaci

Më pas eliminoi Oliver Ortman, Petri Makonen dhe në gjysmëfinale Albun Oushan, numrin tre në renditjen e EPFB. Gjithsesi në finale Kaçi nuk ia doli të fitonte Euroturin për të dytën herë.

Gjithsesi kemi të bëjmë me një 19-vjeçar, i cili ka siguruar pjesëmarrjen në Mosconi Cup dhe është më i riu në historinë e bilardos që e arrin diçka të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN