MENU
klinika

Eklent Kaçi

Historike, shqiptari është numri 1 në botë

19.09.2018 - 15:17

Është historike për Shqipërinë, Eklent Kaçi është numri një në botë. Në Shqipëri ka fituar shumë trofe dhe tanimë po kor suksese në arenën ndërkombëtare, duke fituar turne të rëndësishëm.

Rezultatet e tij bënë që të arrinte deri në vendin e tretë në renditjen botërore. Së fundmi, pas sukseseve të arritura gjatë këtij viti, bilardisti kurbinas ka arritur të ngjitet në majë.

Sot renditet i pari në botë, teksa ka parakaluar filipinasin Karlos Biado. WPA (Federata Botërore e Bilardos) ka publikuar renditjen dhe Kaçi tashmë kryeson.

“Ëndrra ime më e madhe, për t’u bërë numri një në botë në WPA, bëhet realitet”, – shkruan Kaçi, i cili gjithçka e ka të arritur falë ndihmës së familjes, miqve që i janë kthyer shpesh në sponsorë dhe sot i gëzohen njëlloj arritjeve të 19-vjeçarit.

eklent kaci
eklent kaci