MENU
klinika

Dënimet për çdo keqtrajtim

Ndryshon Kodi Penal, burg vrasësit e kafshëve

27.09.2018 - 18:19

Komisioni i Sigurisë është mbledhur dhe ka marrë vendimin për ndryshimin e kodit penal duke dënuar deri në dy vjet këdo që vret një kafshë pa arsye ose duke u nisur nga ligësia.

“Po flasim për rregullimin e rasteve ku qentë dhe macet në rrugët e Shqipërisë vriten me paramendim, vriten në kundërshtim të ligjeve aktuale që kemi. Ne duam që përmes këtij kreu, të fusim në kodin penal parashikime për burgim dhe gjobë, për personat që keqtrajtojnë me dashje pa qenë e nevojshme, jashtë parashikimeve të sëmundjeve etj, të keqtrajtimit të kafshëve endacake”.

komisioni-sigurise konica.al
komisioni-sigurise konica.al

Projektligji parashikon vrasjen e një kafshe vetëm për aktivitet gjuetie ose në rast se mjete të tjera veterinare nuk arrijnë të ndalojnë vënien në rrezik të jetës së njeriut nga kafsha.

Sipas ligjit të ri, plagosja e kafshëve, do të dënohet nga 4 muaj deri në 1 vit burg.

Gjymtimi dhe tortura që lënë pasoja tek kafsha do të dënohen nga 2-3 vjet.

Ndërkohë, dhe braktisja e kafshëve ose mbajtja e tyre në kushte robërimi do të dënohet me gjobë deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Ky projektligj do të ndalojë edhe ndeshjet mes kafshëve dhe stërvitjen e tyre për këtë qëllim me gjoba që variojnë deri në 10 milion lekë të vjetra.

komisioni-sigurise konica.al
komisioni-sigurise konica.al

Lidhur me shpërndarjen e imazheve të ndeshjeve të kafshëve do të dënohet deri në 6 muaj burg.

Sulmet ndaj kafshëve që janë në zhdukje dhe faunës së egër si vrasja apo robërimi i tyre dënohen deri në 3 vjet burg dhe me 10 milion lekë të vjetra gjobë.

Për ndryshimet e kodit penal të miratuara në Komisionin e Sigurisë duhen 84 vota në parlament.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA