MENU
klinika

Traditë korçare

Në Korçë ruhet ende tradita e zahireve

06.09.2018 - 16:32

Vjeshta po troket në qytetin e serenatave e bashkë me përgatitjet për të nisur një sezon të ri, korçaret e kulinarisë dhe artit të gatimit kanë nisur përgatitjet për të siguruar ato qe njihen për mbarë qytetin si “Zahiet e dimrit “. Prej vitesh kjo traditë e vjetër korçare e përcjellë nga brezi në brez vazhdon të mbahet gjallë nga amvisat e qytetit. Ky sezon përgatitjesh që nis përgjithësisht në fillim të gushtit pritet të përfundojë ne fund të shtatorit , kur të gjitha të mirat ushqimore të dhuruara gjatë verës të kenë përfunduar.

 

Kjo traditë e lashtë sa edhe vetë qyteti e ka burimin në kohët e luftës apo krizave ekonomike , ndaj të cilave për të siguruar ushqimin gjatë dimrit, lindte nevoja e konservimit të tij muaj më parë.

Edhe sot në shtëpitë korçare ,amvisat kanë filluar përgatitjen e petkave, trahanasë apo të turshive e recelit . Në kushtet e një tregu të globalizuar , për gratë korçare ushimi i traditës i përgatitur në shtëpi është më i shëndetshëm dhe i preferuar për familjen.

Amvisa korçare Dhimitra Voskopja tregon sesi i ruan me fanatizëm traditën gjysëm shekullore të zahireve të dimrit. “S’mund të them që ushqimet e gatshme mugojnë. Por nuk I krahasoj me petkat që përgatiten në shtëpi. Do të doja që të rejat e sotme ta përcillin edhe te brezi tjetër sepse ruan atë që ne korçarët na përfaqson më së miri. Kuzhina është identitet”. Në përfundim të këtyre përgatitjeve Korça pritet të mirëpresë edhe sezonin e pastermasë, apo ndryshe mishit të thatë , si një ushim i traditës së qytetit.

Përgatiti: L.S.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!

Shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit

AMP arreston policen në Korçë

Abuzoi se*sualisht me të miturën për 4 vite

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme!

U mor i pandehur dy javë më parë

Kryebashkiaku i Devollit paraqitet në SPAK