MENU
klinika

Detajet

Nesër ‘avazi’, rikthehet parlamenti dhe debatet

02.09.2018 - 16:36

Të hënën në orën 17:00 do të hapet sesioni i ri i Kuvendit, ndërsa kampet politike përgatitjet do t’i nisin që në orët e para të ditës.

Partia Socialiste, do të mbledhë në 9 të mëngjesit Kryesinë e Partisë, ku përveç diskutimeve për sesionin e ri do të diskutojë dhe rendin e ditës për Asamblenë që mbahet të premtën e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qevrisë.

Nga ana tjetër PD në orën 10 do të zhvillojë një takim me aleatët dhe grupin parlamentar. Në orën 12:00 kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javaorë.

Konfernca e kryetarve do rikthejë debatin për Teatrin e ri kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha, disa ditë më parë vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse e rikalon ligjin për tetarin do të sjellë përplasje civile.

Në 3 javët e para Kuvendi i Shqipërisë parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ndërkohë krahas ligjeve të tjera në këtë sesion parlamentar ajo që ka rëndësi dhe që do marrë energji nga të gjitha kampet poltike në tentativë për të gjetur konsensus është reforma zgjedhore. Në shtator pritet që në tryezën e punës të hidhën propozimet konkrete, kjo pas disa tryezave konsultative me grupet e interesit.

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN