MENU
klinika

Propozimi i kryebashkiakut të Londrës

Një referendum i dytë për Brexit?

16.09.2018 - 13:24

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka bërë thirrje për një referendum të dytë të BE, duke kritikuar trajtimin e qeverisë lidhur me negociatat e Brexit me BE.

Ish-deputeti i parlamentit, zoti Khan, tha se megjithëse ai kishte bërë fushatë për të qëndruar në BE, ai kishte pranuar se “vullneti i popullit britanik ishte të largohej nga BE”.

Ai tha se kurrë nuk kishte pritur që një ditë të mbështeste thirrjet për një referendum të dytë, por situata ishte bërë “gjithnjë e më shumë alarmante”, pasi negociatat janë zhytur në konfuzion.

Koha po mbaron për qeverinë britanike dhe ajo duhet të negociojë për një marrëveshje përfundimtare me BE-në para marsit 2019.

Z. Khan tha se Britania e Madhe është vënë përballë dy zgjedhjeve tepër të rrezikshme.

“Të dy skenarët janë shumë larg nga ajo që ishte premtuar gjatë fushatës” tha Khan.

Unë nuk mendoj se Theresa May ka të drejtë që të luajë në këtë mënyrë me ekonominë britanike dhe jetën e njerëzve” shtoi më tej kryebashkiaku.

Ai tha “Është me të vërtetë e rëndësishme një përsëritje e referendumit” por kur u pyet se për çfarë votuesit duhet të pyeteshin në referendumin e ri ai tha se duhet të jetë një zgjedhje e thjeshtë midis marrëveshjes së qeverisë dhe qëndrimit në BE. 

I pyetur se çfarë mendonte për Brexit pa marrëveshje Z. Khan u shpreh “Në vend që të kemi një marrëveshje të keqe ose mos të kemi marrëveshje fare, më mirë i japim publikut britanik mundësinë e qëndrimit në BE”.

Megjithatë, këtë muaj zonja May tha se qeveria nuk do të mbështesë një tjetër votim për Brexit.

Duke shkruar në Telegrafin e së Dielës, ajo tha: “Ta bëjmë referendumin përsëri do të ishte një tradhëti e madhe ndaj demokracisë sonë”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN