05.09.2018 - 20:40
Që prej 29 gushtit në Venecia të Italisë është duke u mbajtur edicioni i 75 i Festivalit të Filmit, duke e mbushur këtë qytet me yje të Hollywood, por jo vetëm.
Pjesë e këtij eventi është bërë edhe balerina shqiptare Klaudia Pepa, e cila ka shkëlqyer me paraqitjen e saj duke marrë vëmendje mes figurave më të njohura nga e gjithë bota.
Klaudia kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë ngjyrë jeshile, të hapur, i cili i nxirrte në pah edhe elegancën.
Balerina ka qenë pjesë e trupës së baletit të televizionit Klan, ndërsa prej gati dy vitesh po korr sukses të madh në Itali.
Festivali i Filmit në Venecia mbyllet më 8 shtator.