MENU
klinika

Kujdes Georgina!

Notarja italiane, në “sulm” për Ronaldon

20.09.2018 - 11:21

Georgina Rodriguezin duhet të bëjë kujdes. Me ndryshimin e ambientit nga Madridi në Torino edhe fanset e Cristiano Ronaldos kanë ndryshuar.

Së fundmi është notarja bukuroshe italiane Federica Pellegrini, e cila “tremb” Georgina Rodriguezin.

Në një prononcim të fundit ajo është shprehur: “Do të më pëlqente shumë ta njihja nga afër dhe nuk e them këtë me qëllim të keq, duke parë që ai është i fejuar.

Takimi mes dy figurave të sportit mund të realizohet në një restorant. “Nëse më fton për darkë, sigurisht që përgjigjja do të ishte pozitive.” Federica është tifozë e madhe e Juventusit dhe tashmë që me bardhezinjtë luan edhe CR7 do të shkojë më shpesh në stadium, sepse është shumë kurioze për ta ndjekur nga afër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN