MENU
klinika

Champions League

“Skuqet” Ronaldo, Juventus fiton me 10 vetë

19.09.2018 - 22:58

Mbrëmja e dytë e Champions League në grupe natyrisht që ka pasur në qendër të vëmendjes daljen me karton të kuq të Cristiano Ronaldos, por gjithsesi, Juventus ka fituar 2-0 në transfertë ndaj Valencias, duke treguar edhe njëherë forcën në start.

Dy penallti të shënuara nga Miralem Pjanic i ka dhënë Juventus fillimin e ëndërruar në Champions League, me fitoren 2-0 në “Mestalla” kundër Valencia, edhe pse luajti me një futbollist më pak për një orë lojë.

Kjo është hera e parë në historinë e Champions League që Juventus fiton me dy penallti në transfertë. Ndeshja pati një surprizë të madhe 15 minuta para fundit të pjesës së parë.

Cristiano Ronaldo e ka mbylli pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus. Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.

Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia. Ky ishte kartoni i kuq i parë për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.

Edhe pse me një lojtar më pak, Juventus e gjeti dy herë golin, të dyja raste me penallti të merituara, që konfirmon se është pretendente për të fitore trofeun.

Në minutën e fundit, të gjashtën shtesë, Valencia humbi penallti, si mundësia e vetme për të shënuar golin e nderit. Tentativa e Parejo u prit nga Sczezny.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, një tjetër “gjigant” europian, Manchester United e ka nisur Champions League me këmbën e duhur. United fitoi 3-0 në fushën e Young Boys.

Fitorja e “djajve” u ndërtua me dy gola në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, të dy të shënuar nga Paul Pogba, i dyti me penallti. Të besuarit e Jose Mourinho kompletuan tripletën, që i ngjit në vendin e parë të grupit me golin e Anthony Martial, në minutën e 66-të, me asist të Paul Pogba.

Real Madrid e ka nisur me sukses mbrojtjen e titullit teksa mposhtur me rezultatin 3-0 AS Roma-n. Megjithëse dominoi ndeshjen që nga minuta e parë duke krijuar disa mundësi goli, duhej pritur minuta e fundit e pjesës së parë për të parë golin e parë të edicionit të ri.

Ishte pikërisht Isco me një perlë nga goditja standarde që i dha avantazhin Los Blancos në minutën e 45’. Pas pushimit Roma tregohet më agresive por ndëshkohet nga goli i dytë i shënuar nga Gareth Bale.

Duke mos pasur më presion, Roma mundohet të bëjë lojën e saj dhe arrin të prodhojë disa mundësi për të rihapur ndeshjen por që ndalet nga një Keylor Navas në super formë.

Një tjetër rekord që ia vlen të përmendet është ai i Sergio Ramos, i cili ka kaluar Paul Scholes me kartonin e 37-të të marrë në Champions League. Në fund kishte edhe disa minuta për Mariano, i cili shënon një gol “all” Ronaldo në ndeshjen e parë të sezonit në Champions League. Ndërkohë në përballjen tjetër të grupit G, Plzen barazuar 2-2 ndaj CSKA Moscow.

Lyon ka befasuar të gjithë teksa ka mposhtur Manchester City-n në Etihad me rezultatin 2-1. Padyshim që mungesa e Guardiola-s ka ndikuar te dështimi i papritur i Qytetarëve të cilët ishin hija e vetvetes mbrëmjen e sotme.

Dy gola brenda pjesës së parë i kanë dhënë një goditje të rëndë lojtarëve të City-t. Cornet në të 26-ën dhe Fekir në të 43-ën kanë mundësuar avantazhin e dyfishtë për francezit. Pas pushimit anglezët mundohen të rifuten në lojë dhe ngushtojnë rezultatin me golin e Bernardo Silva-s, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.

Bayern ka fituar pa shumë probleme ndaj Benfica-s me rezultatin 2-0 në Estadio da Luz. Bavarezët ishin superiorë që pas fërshëllimës së arbitrit dhe arrin të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 10-të me anë të Robert Lewandowski-t.

Pas pushimit ishte djaloshi i rritur te Benfica Renato Sanches, i cili deri para disa muajsh është cilësuar një dështim, ai që dyfishon rezultatin pas një aksioni spektakolar të gjermanëve. Pas golit Bayern arriti ta menaxhonte shumë mirë lojën duke treguar edhe njëherë eksperiencën e madhe që ka në këtë kompeticion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para në grupe

Pesë gola në “Anfield”, Liverpool thyen PSG-në