MENU

Mbyllet pjesa e parë

Tensionohet ndeshja Turqi-Shqipëri, 12 minuta katër kartona të verdhë

11.10.2019 - 22:30

12 minuta, katër kartona të verdhë. Një ndeshje shumë e ashpër po luhet deri më tani në takimin Turqi-Shqipëri e vlefshme për Euro 2020.

Në minutën e 6-të patëm edhe një përplasje mes lojtarëve në fushë, ku Demiral pati përplasje me Keidi Baren.

Deri më tani kanë marrë kartona: Memushaj, Bare, Dermaku ndërsa Demiral për Turqit.

Stadiumi është i mbushur me policë, por jo për shkakun tonë, por prej konfliktit me Kurdët që sapo ka shpërthyer.