MENU
klinika

Koordinatorët për Vetting-un

Opozita ndërpret bojkotin, Vetting-u e rikthen në Kuvend

10.09.2018 - 19:52

Partia Demokratike, ka bërë të ditur se të martën do të rikthehen në Kryesinë e Kuvendit.

Arsyeja pse opozita do të thyej bojkotin e nisur në këtë sesion të ri parlamentar, është bërë çështja e Vettingut në politikë.

Kjo platformë e propozuar nga opozita, sipas PD-së, është vetëm për motivin e madh për të treguar vendosmërinë e tyre për të luftuar krimin, si dhe çlirimi i qeverisë nga ai.

Sipas opozitës puna do të ndahet në 4-grupe ku kordinatorët e tyre do të jenë:

Grupi për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin”, koordinator- Ervin Salianji.

edi-rama-kuvend-parlamenti-
edi-rama-kuvend-parlamenti-

Grupi për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”, koordinator- Enkelejd Alibeaj.

Grupi për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin”, koordinator- Luan Rama.

Grupi për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, koordinator- Jorida Tabaku.

Lidhur me këtë platformë të re, më herët, kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur me bindje se gëzon mbështetjen e shoqërisë, duke qenë se kjo e fundit kërkon shkëputjen e qeverisë nga krimi.