MENU
klinika

Bojkotimi i parlamentit për herë të dytë

Opozita në Elbasan/ Basha flet me emra: Ja kush e drejton krimin

06.09.2018 - 10:48

Pas Shkodrës, opozitarët kanë vendosur të bojkotojnë për të dytën herë radhazi seancën plenare për t’u zhvendosur në Elbasan, duke e vlerësuar këtë të fundit si qytetin e dytë në vend ku sipas tyre fshihen lidhjet e forta krim-qeveri.

Në fjalën e tij në nisje Kryedemokrati Basha e konsideroi Elbasanin qytetin simbol të bashkëqeverisjes se Ramës me krimin.

Basha tha se Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe banda e krimit të organizuar nga Çelët te Sanxhaktarët treguan se kush sundon kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore.

Pjesë nga deklarata

Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, jo pak analistë e quajtën Elbasanin kryeqytet të krimit.

Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe bandat e krimit nga Çelët te Sanxhaktarët me shokë që vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytete, në këtë vend, kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore.

Disa orë pas mesazheve tona nga Shkodra ditën e hënë kanë zbarkuar atje forcat policore si i instruktuan qeveritarët e falimentuar të dorëzuar para krimit, por rezultati është zero, e gjithë është shfaqje propagandistike. Kështu ishte në Elbasan, asnjë nga banditët që goditën shefat e policisë nuk është arrestuar, ndjekur penalisht, asnjë nuk është në burg.

Sot kjo peshore është zhvendosur në anën e krimit, është krimi që dikton, ja pse vendi po destabilizohet, Rama i dorëzon territorin krimin dhe po destabilizon vendin. Në më pak se 24 orë dy të rinj, 27 dhe 14 vjeç kanë humbur jetën në një nga qytetet më të vogla në Mamurras.

Elbasani ka dhe një simbolikë tjetër, se këtu është edhe gjeneza e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, Xibraka, fabrika e kokainës e çmontuar vetëm pas ndërhyrjes së partnerëve është çengeli që mban të varur Ramën përmes pjesëmarrjes direkte të Olsi Ramës vëllait të tij në një ndërmarrje të shtrirë nga Kolumbia për përpunimin e kokainës.

Përfshirja e tij u fsheh nga Tahiri dhe mbeten të fshehura për shkak të Fatmir Xhafës dhe shokut të Agron Xhafës, Ard Veliut, ja pse e sabotojnë komisionin hetimor.

Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’u treguar shqiptarëve se pse pa u çliruar nga krimi nuk do të ketë asnjë përparim domethënës dhe kjo ka të bëjë me çdo familje dhe fatin e shqiptarëve.

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN