Bashkimi Evropian i nevojitet sot boots tani më shumë se kurrë. Pavarësisht goditjes së rëndë që i dha vota për Brexit dhe krizat e kohëve të fundit, BE shihet si linja më e mirë mbrojtëse ndaj kërcënimeve serioze që hasim sot si: izolimi, proteksionizmi, nacionalizmi dhe ekstremizmi i të gjitha formave, të cilat po rriten në Evropë e më tej. Çelësi që mundëson BE-në, që të arrijë këtë potencial- pra të shpëtojë vetveten dhe gjithë botën nga katastrofa- është adoptimi urgjent nga vendet e tjera anëtare të sloganit “Së pari Bashkimi Evropian”.
Në ndryshim nga besimi “Amerika është e para” e zgjedhur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një slogan i tillë nuk do të ishte në dëm të unilateralizmit. Përkundrazi, do të shtrëngonte qeveritë e shteteve anëtare që të shohin përtej interesave të ngushta kombëtare, në mbrojtje të hapjes dhe multiletarizmin, e të përballë kokë më kokë forcat politike përjashtuese, që së fundmi po fitojnë terren. Do të vërë në lëvizje shtetet anëtare që të konsolidojnë BE-në, e në këtë mënyrë të krijohet mundësia që të kapërcehen sfidat, duke ruajtur rendin ndërkombëtar.
Ky rend nuk është ‘një aksesor’ i parëndësishëm, as një relikt e post-luftës. Ka mbështetur prosperitetin global dhe stabilitetin 70-vjeçar evropian. BE ma duhet, së bashku me multilaterizmin, falë të cilit është ngritur, për të përballuar shumë nga sfidat strategjike, ekonomike, dhe mjedisore që po hasim sot. Sfida të cilat nuk mund të adresohen në nivel kombëtar.
Guri themelor i ekzistencës së rendit ndërkombëtar është pranimi se ruajtja e paqes dhe mirëqenies sociale kërkon mirëkuptim dhe respektim të nevojave dhe interesave të të tjerëve, nevoja që nuk janë më pak legjitime se tonat.
Multilateralizmi nuk është një produkt i një solidariteti të paqëndrueshëm, siç preferojnë disa që ta quajnë; është rezultat i interpretimit të qartësuar të interesave të secilit. Me një qëndrim konstruktiv, dhe një numër të lartë aktorësh të ndryshëm, mund të arrijnë marrëveshje në të cilat çdonjëri fiton duke dhënë nga pak; pa të, perspektivat për të ruajtur paqen dhe prosperitetin gjerësisht të përhapur, bëhen shumë të zymta.
Nëse të gjitha shtetet vendosin interesat e veta në radhë të parë, pa mbajtur parasysh kujdesin për të tjerët, konkurrenca do të tronditë shpejtë interesat e përbashkëta. E nëse askush nuk do të jetë gjithnjë i gatshëm për të dhënë, atëherë të gjithë do të humbasim. Në qoftë se varemi vetëm në marrëveshje dypalëshe, hapësirat e përbashkëta dhe sinergjitë që lehtësojnë marrëveshje mbi tema të vështira por jetike -nga siguria e deri tek ndryshimet klimatike- do të ngushtohen deri në zhdukje.
Kjo është arsyeja pse përqafimi i sloganit të Trampit për Amerikën është shqetësues. Si fuqi udhëheqëse botërore, SHBA përcakton tonin e bashkëpunimit dhe shpesh ofron stimuj për vendet e tjera që të marrin pjesë. Nëse SHBA mban një qëndrim të njëanshëm dhe izolues, vendet e tjera janë pothuaj të predispozuara të ndjekin shembullin, përfshirë dhe vetë SHBA-në.
Së fundmi, administrimi i Trampit ka filluar të moderojë disa nga pozicionet e politikës së huaj. Veçanërisht, Trump ka pranuar më në fund të nderojë politikën e “Një Kine të vetme”. Gjithashtu, ai duket se ka ndrequr qëndrimin e tij me Japoninë, pasi ka rritur dyshimet rreth gatishmërisë për të vazhduar me angazhimet mbi sigurinë amerikane. Këto zhvillime lënë të kuptojnë se administrata ka filluar të kuptojë se nevojitet një qasje më konstruktive.
Ky konstatim mund të lindë pjesërisht nga kuptimi i historisë. Eksperienca ka treguar se mënyra më e efektshme për të parandaluar konfliktet është ajo nëpërmjet përfshirjes dhe bashkëpunimit. Retorika përjashtuese përdoret nga ata që mendojnë identitetin si diçka që lidhet me vendlindjen. Kur të tilla figura, nacionaliste dhe populiste, kanë udhëhequr politikën në të shkuarën, kemi pasur si rezultat konflikte në shkallë të gjerë.
Në një kohë kur dinamikat e pushtetit global janë në ndryshim konstant, rreziku i një rezultati të tillë është edhe më i madh. Sot po bëhet një përpjekje për të përfshirë fuqitë e reja (veçanërisht Kinën) më thellë në strukturat ekzistuese të qeverisjes globale. Të hedhësh dyshime në këto struktura, të cilat kanë siguruar stabilitetin gjatë shtatë dekadave të fundit, thjesht do të nxitë më shumë nacionalizmin dhe konkurrencën, duke i hapur rrugën për paqëndrueshmërisë dhe konfliktit.
Nëse SHBA-ja nuk do të llogaritet në mbështetjen e stabilitetin global, modeli dhe përvoja e BE-së do të bëhet edhe më i rëndësishëm.
BE është mishërimi i përfshirjes, bashkëpunimit dhe vlerave demokratike. Pavarësisht të metave të saj, BE ka provuar me kohë se si diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe konstruktive. Shtetet anëtare të saj janë të angazhuara në mënyrë të përkushtuar për multilateralizmin, që në të vërtetë e praktikojmë çdo ditë.
Rezultatet flasin vetë. Asnjë nuk mund të vërë në dyshim se BE ka qenë ruajtës i paqes, demokracisë, modernitetit dhe progresit për të gjithë anëtarët. Modeli i komunitetit, që kërkon bashkëpunim, negociata dhe kompromise për të arritur vendime të rëndësishme, shkon deri në kontrollin e ekstremizmit, sepse asnjë vend anëtar s’mund të shtyjë përpara politikat radikale, pa pasur anëtarë të tjerë që i çojnë ato pas.
Kjo nuk do të thotë se vendet e BE-së nuk hasin asnjë rrezik që të jenë viktima të retorikës të thjeshtë populiste. Përkundrazi, qëllimi është që të nxirret në pah se pse vendet anëtare të BE-së duhen të përkushtohen për të vazhduar ndërtimin e një bashkimi të fortë dhe më të thellë. Për të mirën BE-së dhe botës, është koha që të vejmë Bashkimin Evropian para çdo gjëje.
Asnjë nuk i di më mirë se vetë Evropa pasojat e ekstremizmit dhe nacionalizmit ose si të kapërcehen ato. Me një frymë të përndritur dhe mbarëkombëtare, BE ka arritur një paqe të qëndrueshme që do të dukej e pamundur një shekull më parë. Nuk duhet të harrohet kjo arritje. Ndërkohë, duhet të vazhdohet në përparimin e bashkimit, dhe t’i tregohet botës se çfarë mund të bëjë multilateralizmi.