MENU
klinika

Letërsia Shqipe

Parisi hap dyert për letërsinë shqipe

30.09.2018 - 11:18

Letërsia shqiptare është duke kaluar në ditë të mira përsa i përket njohjes së saj nëpër botë dhe përhapjes së veprave shqipe, të cilat po përkthehen gjithmonë e më tepër në shumë gjuhë të botës.

I madhi Kadare tani nuk është më i vetëm në misionin për të përhapur letërsinë shqiptare nëpër botë. Më herët këtë javë është bërë e ditur se “Epika e yjeve të mëngjesit”, vepër e Rudi Erebarës do të përkthehet në italisht dhe bullgarisht. Gjithashtu, cikli romanes i Stefan Çapalikut. “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” është përkthyer dhe do të botohet në Francë.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Franca dhe ka lidhje me zhvillimet dhe vëmendjen e shtuar që qarqet universitare evropiane i kushtojnë gjithmonë e më shumë letërsisë shqipe dhe specifikisht këtë herë dy përfaqësuesve të saj, shkrimtares shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu, dhe shkrimtarit shqiptar Ylljet Aliçka. Ata do të jenë pjesë e dy takimeve letrare, që Biblioteka Universitare e Gjuhëve dhe Civilizimeve “Boulac”, në Paris, do të organizojë këtë fillim tetori, dedikuar posaçërisht letërsisë shqipe. Kjo gjë, natyrishëm, na bën të ndihemi krenarë dhe të jemi koherent me ju për ngjarje të rëndësishme letrare që ndodhin jashtë kufijve të Shqipërisë.

Takimi i parë do të organizohet më 6 tetor 2018, me temë qendrore “Letërsia shqipe nga një gjuhë në tjetrën”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje të tilla, si: Cila është natyra e shkëmbimeve mes autorit dhe përkthyesit? Cilat janë vështirësitë dhe pengesat e përhapjes dhe eksportimit të letërsisë jashtë kufijve të Shqipërisë?

Takimi i dytë do të organizohet më 9 tetor 2018, me temë “Brenda dhe jashtë”, dhe gajtë tij do të trajtohen çështje, si: Shkrimtarë nga Shqipëria dhe diaspora; Hijet e komunizmit në letërsinë shqipe etj.

Ndërkohë që në qarqet letrare në vendet më të rëndësishme të botës letërsia shqipe po bëhet gjithnjë e më njohur për vlerat e saj, duhet një reflektim nga institucionet shqiptare për t’i dhënë vëmendjen e munguar letërsisë në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit