Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar projektligjin e ri që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
Në parim të këtij projektligji, ministri Klosi, ka sqaruar se do të kufizohet futja e makinave mbi 10 vjet prodhim, pas 1 janarit të 2019, por duke theksuar faktin se nuk do të preken ato të cilat janë tashmë në qarkulllim.
Arsyet të cilat e kanë shtyrë administratën në përgatitjen e këtij projektvendimi, janë pasojat negative të përdorimit të makinave mbi 10 vite përdorim.
Ndër të tjera, Klosi shtoi dëmet që këto të fundit shkaktojnë për shoqërinë, të tilla si: në shëndetin e njerëzve, në mjedis dhe ekonominë e cdo qytetari të shtresës së mesme.
Më poshtë fjala e plotë e ministrit Klosi:
Sot është një nga ato ditët kur në të gjithë botën organizohen aktivitete, zgjidhen mënyra të ndryshme sesi komuniteti i ambjentalistëve shprehet për një botë më të mirë ambjentale, për një jetë më të mirë dhe përpiqet që me mekanizma promovues, me mekanizma sensibilizues të cilat çojnë sa më shumë njerëz të dashuruar me mjedisin dhe me një jetë më mirë, të krijojnë aktivitete që flasin për një jetë më të mirë dhe të kemi më pak makina, të kemi më pak ndotje dhe në fund të fundit të kemi më mirë shërbim ndaj qytetarëve. Ne si ministri e Mjedisit kemi vendosur që në këtë ditë të bëjmë një aktivitet me komunitetin e interesuar për një vendimmarrje të re politike që po ndërmarrim e cila kërkon të kufizojë makinat e vjetra që qarkullojnë në vendi n tonë dhe kërkon të kufizojë importimin në Shqipëri në mënyrë çnjerëzore të të gjithë kontigjentit të makinave të përdorura në vendet e Bashkimit Europian.Ajo që duam të bëjmë sot, që po kalojmë në qeveri, është një vendimmarrje për të bllokuar makinat të cilat .janë në në një moshë më të madhe sesa 10 vjet.
Kam kuptuar që në këtë vit që ne kemi bërë këtë diskutim ka pasur shumë komente dhe prandaj jemi këtu për të bërë një diskutim të hapur me komunitetin tuaj, të bëjmë një diskutim të hapur përsa i përket të mirave dhe të këqijave, të komuniteteve që ka kjo nismë dhe për të qenë ballëhapur para qytetarëve për t’u thënë që e gjtha kjo bëhet vetëm për njerëzit e thjeshtë. Komuniteti i menaxhimit të biznesit të makinave ka negativitet për këtë nismë pasi ata mendojnë që duhet të vazhdojë të bëhet tregtia e makinave pa asnjë kriter, dhe ne këtë e mirëkuptojmë se është një komunitet që e bën këtë biznes dhe ne duhet t’ua shprejgojmë. Komuniteti i atyre që merren me riparimin e makinave janë shumë të lumtur që kjo të mos bë het, pasi vazhdojnë që makinat e vjetra të riparohen e riparohen dhe kosto që shkon te qytetarët e thjeshtë, vazhdon e rritet.
Edhe ata janë kundër kërsaj nisme dhe ne këtë e mirëkuptojmë. Ai është një komunitet që vendos disa rregulla të reja dhe e ka të vështirë të futet në një botë shumë të formalizuar dhe më me objektiva kryeosre. Komuniteti që shet karburantin është kundër kësaj nisme, 100%, është kundër kësaj nisme se një makinë 15- vjeçare konsumon 3 herë më shumë karburant se një makinë e cila është brend a me afatet normale të tregtimit të makinave. Prandaj thashë që këto janë komunitete të cilat do të nxjerrin argumentat e tyre kundër. Por ajo që dua të diskutojmë është pse janë të mira , pse është i mirë ky mekanizëm për shtresën e mesme dhe më poshtë se kaq në shoqëri.
Në radhë të parë ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, Kur flitet sesa shumë janë shtuar problematikat e sëmundjeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë nga viti 2012 në 2015 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja . Dhe për këtë ne duhet të marrim venprime drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë mekanizëm drastik sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit. Në bazë të statistikave që janë tashmë të njohura nga të gjithë, një makinë e cila ka kaluar 10- vjeçarin, shkon 15-20 vjet aq sa fatkeqësisht është mosha mesatare e të gjithë parkut të makinave që janë në vendin tonë, 20 vjet është një normë që nuk e ka asnjë vend i Europës, ne jemi në makinat që ndosin 3 herë më shumë se një makinë normale.
Po të flasim përsa i përket se ne mendojmë që është për për njerëzit e thjeshtë që nuk kanë mundësi ekonomike është se duke marrë një makinë mbi 15 vjet që nuk i mbetet më shumë se 2-3 vjet për të qenë në funksion atëherë ky qytetar merr një makinë me një vlerë të caktuar të cilën pas 2 -3 vjetësh i takon që ta hedhë për skrap dhe fatkeqësisht në parkun e makinave sot ekzistojnë rreth 550 mijë makina nga të cilat një numër i konsiderueshëm i tyre, janë futur në Shqipëri vetëm për t’u transformuar në skrap. Vazhdojmë sot nga informacionet që kemi nga Drejtoria e Doganave që janë një numër i konsiderueshëm makinash që futen në Shqipëri vetëm për t’u demontuar. Pasi ka një kosto në Bashkimin Europian dhe vijnë në Shqipëri. A mund të pranojmë ne, një shoqëri që do të futet në BE, që e ndien veten kaq shumë të civilzuar, të emancipuar, të kemi përsëri makina që futen në Shqipëri sepse Shqipëria është vendi i përshtatshëm për të qenë një pikë e madhe grumbullimi skrapi? Këtë nuk mund ta pranojmë ne, kjo është një politikë që shkon drejtpërdrejtë te njerëzit e thjeshtë.
Për ta bërë fare më të thjeshtë bisedën për ata njerëz që na ndjekin dhe që janë të interesuar për këtë mekanizëm. Kjo është një politikë e cila do të krijojë në Shqipëri standarte të vërteta të funksionimit të botës së lëvizjes me makina. Ky është një vendim që kërkon ta fusë edhe Shqipërinë në vendet normale. Ka kufizim Kosova prej disa vitesh për të mos futur makina më të vjetra se 10 vjet, kanë po të njëjtin kufizim të gjiha vendet e rajonit. Në vendet e BE nuk targohen më makinat të cilat nuk janë më me standartin euro 6, në vendet e BE, në shtetet e mëdha, në kryeqytetet e mëdha të botës, sot nuk lejohet të futen makinat që përdorin naftë, janë vetëm makinat me benzinë për të kufizuar ndotjen në qytete. Sot , në të gjithë BE nuk lejohen sot të targohen si në Shqipëri makina të standareve euro 1 , euro 2, 3 dhe 4 të cilat ne duhet t’ i kufizojmë dhe të krijojmë regjistrimin ndryshimin e standarteve me euro 5 dhe 6 për të pasur mundësinë që edhe këtu të ketë botën e makinave të standartizuar. Po ashtu ne kemi problematikë shumë të madhe që ne e ndiejmë si ministri tashmë e Mjedisit dhe e Turizmit. Është e paimagjinueshme sesi Shqipëria shndërrohet në cdo segment të saj të rrugëve nacionale në vende pikash grumbullimi të sjkrapit.
Dhe kjo vjen edhe nga gjithë ky numër i madh makinash që futen në shqipëri për skrap, vjen nga ato makinat që me trukimet e kilometrazhit futen në Shqipëri vetëm për t’u demontuar dhe njerëzit gënjehen e i blejnë duke menduar që blejnë një makinë të emrit të madh por komplet të përfunduar që për 2-3 vjet e cojnë për skrap. PO ashtu asnjë rregull të standarteve të pikave të grumbullimit të skrapit, të gjitha të vendosura në rrugët nacionale dhe kjo e bën peisazhin, zonën më të zhvilluar të transportit të qytetarëve të turistëve, dhe njerëzve që janë interesuar të shikojën një peisazh të bukur në Shqipëri, zonën më të ndotur dhe më të prishur nga pikëpamja e peisazhit. Pra ka disa mekanzima që ne duam të ndërmarrim me këtë vendim të madh. Është një vendim që ne do të vazhdojmë ta diskutojmë me të gjithë komunitetin, duam ta ndajmë dhe debatojmë me sa më shumë aktorë dhe faktorë, por është një vendim që ne tashmë e kemi marrë. Makinat e vjetra, të përdorura, më të vjetra se 10 vjet nuk do të lejohen të futen në Shqipëri që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe po ashtu në dakordësi më komuntietin kemi përcaktuar një periudhë 5 mujore për të cilën do të lejohet që makinat që janë futur sot në Shqipëri të targohen. Dhe nuk ësthë një numër I vogël por janë 60 mijë makina që kanë hyrë në Shqipëri dhe në bazë të informacionit që vjen nga drejtoria e transporteve, kanë hyrë në Shqipëri, janë zhdoganuar por nuk janë targuar dhe të lihet një periudhë 5 mujore për t’u bërë ky targim dhe 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij projektvendimi, as targimi nuk do të lejohet më, pra do të kemi një kufizim të plotë të makinave të përdorura më shumë se 10 vjet.
Dhe për ta sqaruar edhe njëherë për njerëzit që duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë nga ky veprim, nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet , duke mos i shqetësuar njerëzit e tjerë që i kanë, por duke i kërkuar që të gjtihëve që të kenë një orientim më të drejtë, një kuptim më të pastër të gjithë kësaj filozofie, një kuptim edhe për njerëzit e thjeshtë, pra e gjithë vëmendja është te njerëzit e thjeshtë, që nuk do të duhet më të vazhdohen të manipulohen nga një politikë që ne vazhdojmë të mendojmë se është politikamë e mrië kjo e dyerve të hapura, e dyerve të shqyera e një ekonmoie pa asnjë rregull, por ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sigurojnë sic ju thashë 3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipër një ambjetn të pastër, një ambjetn të kuruar, për të krijuar në Shqipëri një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike.
Shumë falemindeit që jeni sot në këtë ditë me ne. Unë do të isha shumë i interesuar . të dëgjoja sot opinionet tuaja. Padyshim e njoh shumë mirë komuntietin e “interesit” kundër këtij projektvendimi. por po ashtu njoh, dhe mbroj interesin e një komuniteti shumë të madh që janë njerëzit e thjeshtë.