MENU
klinika

Sekuestrim armësh

Pas Krujës, Policia nis aksionin në Librazhd

12.09.2018 - 10:50

Policia ka ndërmarrë aksionin e radhës në qytetin e Librazhdit për sekuestrimin e armëve.

Më parë Policia kishte ndaluar në Shkodër, Elbasan, Krujë, nxitur nga ngjarjet kriminae të verës së këtij viti duke nisur nga vrasja e 8 personave në Vlorë, më tej vrasjet në Shkodër, dhe Mamurras.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në qytetin e Librazhdit janë sekuestruar 4 armë zjarri.

Mësohet se armët e sekuestruara nga Policia, dy prej tyre janë armë zjarri të tipit kallashnikov si dhe dy të tjerat të tipit pushkë.

Kryesisht këto aksione në mbarë vendin për sekuestrimin e armëve, pjesa më e madhe e të cilave janë siguruar gjatë periudhës së ’97-tës, në momentin e hapjeve të depove të armëve për popullin e thjeshtë, janë një formë e masave parandaluese për ngjarje të tjera kriminale, në të ardhmen.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA