MENU
klinika

Rama publikon pamjet

Pas Lungomares, Vlora me një bulevard

01.09.2018 - 19:15

Shefi i qeverisë Edi Rama ka qenë ditën e sotme në bregdetin e Radhimës, në Vlorë për të bërë një përmbledhje të arritjeve dhe problemeve të sezonit turistik .

Rama e ka shfrytëzuar vizitën e tij në qytetin bregdetar të Vlorës edhe për të inspektuar punimet në bulevardin “Ismail Qemali”, pjesë e projektit për rikualifikimin urban.

Përmes një postimi në Instastory, Rama shkruan se pas Lungomares, më në fund Vlora do ketë një bulevard prej qyteti turistik.

Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të këtij viti.

Ai financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Bulevardi “Ismail Qemali” shtrihet nga Vlora në Skelë.

M.H

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA