10.09.2018 - 12:03
Opozita vazhdon që të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Edhe këtë të hënë në komisionet parlamentare opozita nuk ka qenë e pranishme.
Në komisionin e ligjeve, ekonomisë dhe të veprimtarisë prodhuese ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se në këtë sesion do të mbyllen 27 ligjet e reformës në drejtësi.
“Opozita duhe të ishte e pranishme, pavarësisht axhendës së tyre politike. Ftoj kolegët e opozitës që të bëjnë hapin e tyre në bërjen e ligjeve”, tha Ulsi Manja në nisje të komisionit.