MENU
klinika

Në stërvitje me biçikletë

Pique në telashe, por e gjen zgjidhjen

08.09.2018 - 17:30

Ai fiton miliona euro nga Barcelona, por së fundmi Gerard Pique ka mbetur pa makinë dhe është duke shkuar në stërvitje me biçikletë elektrike.

E gjitha ka nisur pikërisht për fajin e Pique, cili pas disa shkeljeve radhazi të qarkullimit rrugor, ka mbetur pa pikë në patentë. Pavarësisht këtij fakti, ai ka vazhduar të lëvizë me makinë.

Javën e kaluar, mbrojtësi i Barcelonës u ndalua sërish nga policia në timonin e automjetit të tij, Gerard Pique është kapur në flagrancë teksa e drejtonte atë pa një patentë të vlefshme, duke qenë se nga 12 pikët që u jepen çdo drejtues mjeti në Spanjë nuk i kishte mbetur asnjë…faji i shkeljeve të shumta!

Në këto kushte, Pique përfundoi te biçikleta për të shkuar në stërvitje. Megjithatë, ajo nuk është një biçikletë e thjesht, por një biçikletë elektrike, e cila kushton plotë 9 mijë paund.