MENU
klinika

Personazhi i qytetit

Porositë e çuditshme për gurëgdhendësin 80-vjeçar

02.09.2018 - 10:24

“Kapriçot e moshës” nuk mund të ndalin 80-vjecarin Muhedin Makriu të heqë dorë nga skalitja e gurit dhe krijimin e veprave të ndryshme artistike apo historike. I pozicionuar në zemër të zonës muzeale, cekici i tij që “rreh” pllakat e gurit detyron cdo kalimtar të ndalë hapin e të vizitojë dyqanin e këtij artizani te njohur në mbarë Gjirokastrën. Punimet sjellin realizime të ndryshme kryesisht ato të zonës muzeale që janë edhe më të preferuarat nga turistët.

“Turistet preferojnë më tepër punimet e vogla,jo per shkak të vlerës monetare, por peshës së tyre,” – thotë Muhedini ndërsa tregon se këtë profesion ai e ushtron qe prej vitit 1990, kohë në të cilën u mbyll Uzina Metalike ku prej vitesh punonte si axhustator. “Në atë kohë emigrova në Greqi si mjaft të tjerë, por vendosa të rikthehesha dhe të ushtroja zanatin që më kanë lënë të parët e mi. Uroj që të paktën edhe mua të më ngjajë e trashëgojë gurëgdhendjen një prej djemve të mi- thotë ai.

Por cila ka qënë porosia më e habitshme që ka marrë? “Para disa kohësh kisha gdhendur portretin e Enver Hoxhës. Jo shumë larg pasi e reklamova në dyqan hyri një turist rus dhe e bleu menjëherë, ndërsa më la të habitur kur më kërkoi që t’i realizoja portretin e Stalinit pasi do të rikthehej sërish. Sigurisht e realizova dhe po i njëjti person erdhi dhe mori kohë më pas.

Tetëdhjetë vjecari Muhedin Makri ështe nga të fundit gurgdhendës së Gjirokastrës, qytet që gurin e ka vendosur në themelet e tij.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë