Platforma e propozuar nga Partia Demokratike, lidhur me vetting-un, kohët e fundit, në politikë, po shkakton mjaft debate midis palëve.
Lidhur me këtë të fundit, ditën e sotme, në një dalje për mediat nga selia e Kuvendit, deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati, ka thënë se nuk do të pranohet asnjë propozim nga mazhoranca, lidhur me krijimin e strukturave paralele për të anashkaluar rolin e BKH dhe Prokurorisë së Posaçme.
“Nëse duhet veting, vetingu duhet të jetë për politikanët dhe familjarët dhe jo siç do Luli që nusen, vëllain, kunatin apo fëmijët e Saliut t’i lerë jashtë. Një veting që merret vetëm me thashetheme pa dënuar dhe pa hetuar as burgosur nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve shqiptarë. PS nuk mund të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë një strukturë paralele për të anashkaluar strukturat e ngritura posaçërisht për këtë punë sic është BKH apo Prokuroria e Posaçme. Nëse sinqerisht opozita e dëshiron vetingun do të vinin në tavolinë për të shpjeguar propozimin dhe për të kërkuar bashkëpunimin për hartimin e këtij ligji”.
Lidhur me këtë propozim mazhoranca do t’i drejtohet Komisionit të Venecias, ka theksuar përsëri ministrja.
“Ne jemi të gatshëm të çojmë propozimin e opozitës në komisionin e Venecias. Nëse Venecia thotë po, në rregull, por në asnjë rast nuk duhet që kjo nismë të minojë reformën në drejtësi, SPAK dhe BKH”.