MENU
klinika

Detajet

Punime në Vorë-Rinas-Fushë Krujë/ Si devijohet trafiku

12.09.2018 - 20:01

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se në kuadër të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga nesër do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë.

Sipas ARRSH, nga nesër do të nisë puna dhe paralelisht, kjo do të shoqërohet me bllokim dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve. Të gjithë përdoruesit e rrugës nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri në kthesën e Prezës nuk do të kenë akses, ndërsa punimet në këtë aks do të zgjasin 45 ditë.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.