Vladimir Putin dhe Viktor Orban do të takohen të martën. Të dy përfaqësojnë forca nacionaliste me një mospëlqim për liberalizmin perëndimor. Por lidhjet midis të dyve janë edhe më të komplikuara.
“Që të konsiderohesh evropian i mirë, duhet të besosh se Putini është djalli”, tha me ironi kryeministri hungarez Viktor Orban në La Republica në janar 2018.
Sipas Orban, i cili krenohet me marrëdhënien e ngushtë me presidentin rus, zyrtarët e BE-së e injorojnë faktin se ai “drejton një perandori të madhe dhe të lashtë”.
“Në të kaluarën, ne hungarezët kemi vuajtur shumë nga Rusia”, tha ai. “Megjithatë, duhet të pranojmë se Putin e ka fuqizuar vendin e tij përsëri dhe se Rusia është edhe një herë një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore”.
Të njëjtët zyrtarë të BE që nuk e pëlqejnë Putinin, zakonisht janë edhe të pakënaqur nga Orbani. Që kur erdhi në pushtet në vitin 2010, fuqia hungareze e ka transformuar vendin e tij në një mënyrë që të kujton Rusisë, duke pretenduar kontrollin e të gjitha mediave kryesore dhe duke formuar një grup oligarkësh besnikë rreth partisë së tij konservatore Fidesz. Në nivel ndërkombëtar, Orban ka kritikuar ashpër sanksionet e BE kundër Rusisë.
Dhe megjithatë, pavarësisht nga këto sinjale miqësore ndaj Moskës, Hungaria ka qëndruar një anëtare e përkushtuar e NATO-s dhe madje iu bashkua ofensivës diplomatike të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar për të dëbuar zyrtarët e ambasadës ruse pas sulmit të Sergei Skripal.
Ka edhe mospërputhje, pavarësisht nga ngjashmëritë e tyre, duke përmendur këtu se ata e filluan karrierën e tyre në anë të kundërta gjatë Luftës së Ftohtë. Putin punonte për KGB-në, pra Komitetin Shtetëror të Sigurisë në Drezden të Gjermanisë, ndërsa Orban ishte një nxënës që u bë i njohur në një fjalim të zjarrtë të vitit 1989 në Budapest, ku kërkonte tërheqjen e trupave sovjetikë.
Në korrik të vitit 1998, vetëm disa javë para se Vladimir Putin të emërohej si kreu i agjencisë së inteligjencës FSB, Orban nisi të synonte detyrën e kryeministrit në Hungari. Megjithatë, në vitin 2002, Orban kritikoi mbështetjen e socialistëve për projektin e Rusisë për gazin Jugor duke i quajtur si “tradhtarë”.
Situata ndryshoi në vitin 2010. Në vitin 2011, Orbani mbështeti projektin rus për një gazsjellës. BE e ka bllokuar projektin për disa vite, duke argumentuar se ishte dhënë pa një tender ndërkombëtar , por Brukseli përfundimisht u dorëzua në fillim të vitit 2017.
Aktualisht, ekonomia e Hungarisë është thellësisht e integruar në bllokun e BE-së dhe mbi 80 për qind e eksporteve të saj të përgjithshme shkojnë në vendet e tjera të BE.
Megjithatë, shteti qendror evropian është fort i varur nga Moska kur është fjala për energji, duke importuar rreth 57 per qind të nevojave të gazit natyror dhe 89 përqind të naftës së saj nga Rusia.
Ideologjikisht, Orban e radhit Rusinë në mesin e shembujve pozitivë të shoqërive të suksesshme. Ashtu si Putini, Orban ofron vlera në kontrast me liberalizmin modern dhe përqendrohet shumë në rivendosjen e krenarisë kombëtare në vendin e tij.
A janë këto të mjaftueshme që të dy udhëheqësit mund të jenë dhe miq? Sipas Viktor Orbanit jo. Në një intervistë ai ka thënë: “Çështja personale nuk luan asnjë rol, as për mua, as për Putinin”.