MENU
klinika

Koalicioni opozitar

“Qeverisje e çliruar nga krimi”, zbardhet marrëveshja Basha-Idrizi

16.09.2018 - 18:01

Zgjerimi i Frontit të Bashkuar Opozitar me PDIU është konkretizuar me një marrëveshje mes Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Është zbuluar marrëveshja me 6 pika Basha-Idrizi, pas takimit që është zhvilluar sot mes tyre.

Mësohet se PD dhe PDIU janë angazhuar së bashku për një qeverisje të çliruar nga krimi.

Marrëveshja mes dy partive përmban 6 pika, ku mbizotëron vullneti për të larguar qeverinë qe bashkëpunon me krimin, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas për qeverisje në interes të qytetarëve.

6 PIKAT E MEMORANDUMIT PD-PDIU1

R0ikthimin e normalitetit politik e institucional në vend, duke krijuar kushtet për ndarjen e politikës nga krimi, që po rrënon çdo standart demokracie në vend.

Krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme, ku qeveria të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve dhe jo nga skemat mafioze dhe lidhja me krimin, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve.

PD dhe PDIU angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore me qëllim rikthimin urgjent të normalitetit në vend dhe ndarjen e sistemit politik nga fenomeni i blerjes së votës dhe manipulimit të saj.

PD dhe PDIU angazhohen për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë ne te gjitha dimensionet e saj.

PD dhe PDIU angazhohen për fuqizimin e ekonomisë, duke suguruar lirinë e sipërmarrjes, konkurencës dhe mundësive për të gjithë.

PD dhe PDIU angazhohen për një mirëqeverisje sa më pranë qytetarëvë, të përkushtuar për zgjidhjen e problemit të papunësosë, për rritjen ekonomike, luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me afrimin e PDIU-së në Frontin e Përbashkët Opozitar, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë e tjera parlamentare LSI, PR, PBDNJ, PDK, PAA, Lulzim Basha ia ka dalë të realizojë bashkimin më të madh politik sot në Shqipëri.