MENU
klinika

Viti i ri shkollor

Rama: Deri në fund të mandatit libra falas për nxënësit e 9-vjeçares

03.09.2018 - 12:04

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mësues të ciklit 9-vjecar në kryeministri, në prani edhe të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla tha se 190 mijë fëmijë do të marrin libra falas këtë vit të ri shkollor. 

‘Vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e V dhe në fund të mandatit, synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit me arsimin e detyruar librat shkollore të jenë falas.’ – U shpreh Rama.

Në fjalën e tij para mësuesve Rama u shpreh se falë reformave dhe progresit të bërë, sot e kemi këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta.

Duke u ndalur në vitin e ri shkollor që pritet të nis në 17 shtator, kryeministri tha se 10 mijë nxënës këtë vit që hyjnë në mjedise të tërësisht të rindëtuara.

‘Ka ende mjedise për t’u rindërtuar. Por krenaria e punës sonë është fakti që cdo vit në shkolla po hyjnë mësues sipas meritës. Kjo është kryesorja. Politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë.’– vijoi më tej kreu i qeverisë.

Mësuesit e posaçëm për fëmijët me aftësi ndryshe, janë një tjetër shqetësim për arsimin shqiptar, ndërsa Rama tregoi se këtë sezon do të rriten numri i personelit për këtë kategori.

“Ne tani kemi mundësinë të rritim numrin e mësuesve që punojnë me fëmijët me aftësi ndryshe, duke e bërë edhe më të lehtë punën tuaj, ashtu si edhe arsimimin e kësaj kategorie të fëmijëve”, tha Rama para mësuesve.

Por, Rama nuk la pa përmendur edhe pagat e mësuesve.

‘Uroj një vit me sa më shumë sodisfaksione dhe pozitiv. Nuk e kemi harruar, që edhe pse janë rritur rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje. Por cdo gjë sipas mundësive’- përfundoi kryeministri.

M.H