MENU
klinika

Platforma e Bashkëqeverisjes

Rama-koordinatorëve: Rastet e ndëshkimeve do të bëhen me dije

19.09.2018 - 12:30

Kreu i qeverisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes ku është biseduar lidhur me problemet e disa qytetarëve, të cilat gjetën edhe zgjidhje.

Një prej risive të këtij takimi ishte ajo çfarë kryeministri përmendi lidhur me rastet e ndëshkimeve të cilat tha se do të bëhen me dije.

“Nga sot dhe çdo të mërkurë paralelisht me prezantimin e rasteve përmes ministres së drejtësisë, do bëjmë me dije edhe rastet e ndëshkimeve. Profesorët që e ndjekin politikën në kafene e thonë se fushata e llogaridhënies ishte një show, e vërteta është që vazhdon të jetë një burim për të adresuar problemet”.

Lidhur me problemet që shkaktohen nga parazitizmi apo korrupsioni Rama paralajmëroi masa ndëshkuese.

“Pasi e keni zgjidhur problemin tuaj që ka kërkuar shumë kohë, keni marrë mundimin të vini deri këtu, na keni ndihmuar që të ndihmojmë shumë të tjerë që presin të marrin përgjigje në zyrat e shtetit. Platforma nuk mund të zgjidhë gjithçka, rastet kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore, se platforma nuk është gjykatë, por për çdo rast që lidhet me detyrimet e zyrave të shtetit Marrim masa, nëse problemet që i janë shkaktuar personave që ankohen, kanë të bëjnë me tentativën për korrupsion, parazitizmin”, përfundoi kryeministri .