Në 11 shtator të vitit 2001 Terroristët shkatërruan Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, dhe dëmtuan rëndë Pentagonin në Washington. Mijëra u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në histori.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka kujtuar pikërisht 17 vjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA, ku nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në Nju Jork, humbën jetën mbi 3 mijë njerëz.
Si mesazh të rëndësishëm Rama ka zgjedhur thënien e paharrueshme të gruas së pilotit të fluturimit 93: “Nëse kemi diçka për të mësuar nga kjo tragjedi, ajo që mësojmë është se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”– shkruan Rama.