MENU
klinika

Takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes

Rama njofton live shkarkimin e zyrtarit

06.09.2018 - 14:04

Gjatë takimit me koordinatoret e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit Petrit Kanani.

Sipas tij, ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari, të cilit i ishte cenuar përgjigjja në kohë e shqetësimit.

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama.

Ndërkohë Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur edhe raste të zvarritjes së kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ky është një moment i duhur për të ndezur llambën e kuqe dhe për t’i zgjidhur probleme të tilla.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”.

M.H