Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës së ka mbyllur shkollat. Në një status në twitter, kreu i qeverisë thotë se opozita mbron klasat kolektive.
“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë“-shkruan Rama.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se opozita po thotë vetëm të vërtetën.
“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës!Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri“-komenton Basha.
Në ditën e parë të shkollës, 16 deputetë të Partisë Demokratike u shpërndanë në të gjithë vendin për të denoncuar problematikat në arsim.