Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri, Edi Rama, ka hedhur hapat e parë për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2019, duke kërkuar nisjen nga puna.
Për të shmangur gabime në të ardhmen ai është ndalur në zgjedhjet e shkuara te 2017-ës, ku është shprehur se nuk janë marrë aq deputetë sa ishin parashikuar, duke mos realizuar pritshmëritë.
“Duhet të bëjmë një organizim të thelluar në territor, të marrim eksperiencat më të mira të mos harrojnë pasqyrën e rezultateve të zgjedhjeve të shkuara. Të shikojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull. Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar. E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë, se patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë”, u shpreh Rama në fjalën e tij.
Si fillim Rama ka kërkuar që të gjithë anëtarët të nisin takimet me njerëzit.
“Duhet të fillojmë zgjedhjet sot, sot, jo për të fituar zgjedhjet, pasi për të fituar zgjedhjet pa kundërshtar është e thjeshtë.Duhet filluar sot për të kuruar plagët e tyre dhe ne duhet të marrin përgjegjësinë dhe fajin tonë. Duhet të fillojmë fushatën sot që të mos jemi më që listat e përfaqësuesve, ti bëjmë natën e fundit dhe sipas qejfit”, ka përfunduar Rama