MENU
klinika

Tenistja amerikane e quajti hajdut

Reagon gjyqtari i sulmuar nga Serena Williams

12.09.2018 - 17:08

Nuk kanë të mbaruar polemikat rreth skenës ku Serena Williams sulmoi gjyqtarin kryesor Arbitri Carlos Ramos, që u bë padashje protagonist në finalen e US Open, aty japonezja Naomi Osaka trimfoi ndaj tenistes amerikane.

Williams kritikoi ashpër portugezin, e cila gjatë ndeshjes e quajti “hajdut dhe gënjeshtar”, por nuk pati asnjë reagim nga ana e tij, përveç se po e dëgjonte me vëmendje. E megjithatë kur kanë kaluar disa ditë nga ajo ndeshje, Ramos thyen heshtjen.

Në një prononcim për gazetarin e njohur, Miguel Seabra, ai i është kundërpërgjigjur amerikanes, sipas së cilit, nuk ka arbitrim sipas kërkesës. Ramos ka treguar se ka lexuar të gjitha lajmet që janë shkruan për të, shkrimet pro dhe kundër tij, teksa rrëfen se ndodhet në një situatë jo të mirë, pas asaj që ndodhi.

osaka dhe williams
osaka dhe williams

“Jam mirë duke marrë parasysh rrethanat, është një situatë e bezdisshme, por arbitrim sipas kërkesës nuk ka. Mos u shqetësoni për mua”, – u shpreh Ramos. Teksa disa gjyqtarë vendas, pas këtij episodi, po përpiqen që t’i shmangin ndeshjen ku luan Serena Williams, Ramos do të kthehet në arbitrim këtë fundjavë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Karikatura që “çmend” rrjetin

Williams sulmoi gjyqtarin, debati ndizet keq