30.09.2018 - 22:05
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar menjëherë ditën e sotme pas zhvillimit të referendumit gjatë ditës së sotme në Maqedoni në lidhje me marrëveshjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas Ministrisë Jashtme greke, thuhet se ajo respekton zgjedhjen e qytetarëve maqedonas, ndërsa pjesa më e madhe sipas saj ka mbështetur marrëveshjen.
“Respektojmë zgjedhjen e qytetarëve maqedonas dhe mbetemi të përkushtuar për marrëveshjes e Prespës. Pjesa më e madhe mbështetën marrëveshjen. Klima e nacionalizmit nuk lejon të bëhet një vlerësim i kthjellët për dobinë e marrëveshjes”– thuhet në reagimin e Ministrisë greke.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Veprimet pas referendumit
Ahmeti: Emri i ri i Maqedonisë do të vendoset në Kuvend
Pjesëmarrja e ulët në referendum
Zaev: Zgjedhje të reja nëse nuk certifikohet rezultati
Emri vendoset në Parlament