MENU
klinika

Në rehabilitim, varësi ndaj alkoolit

Rishfaqet Ben Affleck në krah të modeles 22-vjeçare

12.09.2018 - 18:58

Që prej 22 gushtit, aktori Ben Affleck ka nisur rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit. Prej 3 javësh, ai ishte duke qëndruar në një klinikën në Mali, ndërsa nuk ka munguar as vizita e të dashurës së tij të re modeles 22 vjeçare të Playboy-it, Shauna Sexton.

Ndërkohë, këtë të mërkurë ai është shfaqur në publik për herë të parë që nga 22 gushti. Ben Affleck u fotografua teksa largohej nga qendra ku është shtruar për të shkruar në palestër ku stërvitet instensivisht.

Ai gjithashtu është shoqëruar nga e dashura e tij Sexton. Ata kanë vetëm një muaj që janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin, por edhe pse janë shfaqur gjithmonë bashkë, modelja nuk e ka shoqëruar aktorin në qendrën e rehabilitimit përkundrazi, ajo ishte duke shijuar bregdetin nën rrezet e diellit.

Ajo e cila gjithmonë i gjendet pranë aktorit në momentet më të vështira është ish-bashkëshortja Jennifer Garner, e cila e dërgoi Ben Affleck në rehabilitim për herë të tretë.

Revista People ka konfirmuar se Affleck ka nisur rehabilitime për varësi nga alkooli më 22 gusht.

Ai po kërkon trajtim. Ai e dinte se ka nevojë për ndihmë dhe këtë nuk ngurronte ta pranonte”, kishte thënë një burim pranë aktorit, në këtë kohë.