MENU
klinika

Festivali i 75-të i Filmit

“Roma” rrëmben “Luanin e Artë”

08.09.2018 - 21:36

Prej 29 gushtit, në Venecia zbritën yjet e aktrimit, por edhe personazhet më në zë të showbiz, ndërsa mbrëmjen e sotme janë ndarë edhe çmimet në Festivalin e 75-të të Filmit.

Ashtu siç parashikohej pas kritikave tejet pozitive, ka qenë filmi “Roma” ai që rrëmbeu “Luanin e Artë”, një film nga Alfonso Cuarón dhe prodhim i “Netflix”.

Filmi “Roma” tregon një histori intime personale. Ky film u vlerësua shumë nga kritika, ndërsa si rival ishte filmi “The Favourite”, i cili mori çmimin e madh të jurisë.

“The Favourite” është një film nga Yorgos Lanthimos dhe protagoniste Olivia Colman, e cila mori çmimin e aktores më të mirë.

Ceremonia e çmimeve mbylli siparin e maratonës dhjetëditore të filmit, ku garuan 21 filma ndërkombëtare. Festivali i filmit në Venecia, më i vjetri në botë, konsiderohet edhe si trampolinë e sezonit të çmimeve në industrinë kinematografike.