MENU
klinika

Investimi 1 milion euro

Rruga Gjirokastër-Lazarat, e re brenda vitit

09.09.2018 - 10:43

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro dhe deputeti Bledi Çuçi inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin. Investimi arrin në vlerën rreth 1 milion euro dhe po kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore kombëtare. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të segmentit në gjatësinë 3.5 kilometra.

“Duke filluar nga rrethrrotullimi i ashtuquajtur i Lagjes Punërore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, tumbinot, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard”, u shpreh Qendro.

Deputeti Bledi Çuçi tha se vëmendja e qeverisë duhet të vazhdojë të jetë tek njerëzit dhe larg retorikave politike të ditës mes pozitës dhe opozitës.

“Kjo është një shprehje tjetër e qartë e asaj që themi shpesh që gjithë vëmendja duhet të jetë tek qytetarët, duke e lënë sa më larg retorikën politike boshe. Duhet të merremi pikërisht me problemet që shqetësojnë komunitetin dhe kjo ka qenë një nga pikat më problematike përsa i përket sidomos përmbytjeve”, tha ministri Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin