MENU
klinika

Ruçi takon përfaqësuesit e KE-së

Ruçi me ndërkombëtarët: Opozita të bashkohet me ne

06.09.2018 - 16:51

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka takuar përfaqësuesit e Ke-së, ku kanë diskutuar gjerësisht mbi zbatimin nga Shqipëria të standarteve të Këshillit të Europës.

Më tej Ruçi ka njohur përfaqësuesit e huaj dhe për zhvillimet e fundit politike, prioritetet e qeverisjes, ecurinë e zbatimit të reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ruçi theksoi se punimet në Parlament kanë dy synime kryesore: reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi, ndërkohë ai shtoi se ka si preokupim që opozita të ketë akses të plotë në ligjbërje dhe kontroll parlamentar.

“Që Kuvendi të kontrollojë qeverinë, me pjesëmarrjen dhe kontributin e opozitës. 54% e diskutimeve gjatë sesionit të kaluar i takuan opozitës. Çdo seancë pyetjesh apo interpelancë e kërkuar nga opozita është realizuar me shpejtësi maksimale. Opozita gëzon të gjitha instrumentat e kontrollit parlamentar, por nuk i ka përdorur si e sa duhet. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye as për bojkot, as për kushtëzim të Kuvendit”, tha Ruçi

Gramoz Ruçi, kryeparlamentar
Gjithashtu Ruçi foli edhe për reformën në drejtësi, e cila sipas tij kishte mbështetjen e të gjitha forcave politike, përfshirë opozitën.

“Deri tani kemi miratuar 17 nga 27 ligjet e paketës së reformës, 2 prej të cilave, pjesë e shtyllës së profesioneve të lira, u miratuan gjatë sesionit të kaluar. 48 seancat e deritanishme të vetingut konfirmuan 21 dhe nxorrën nga sistemi 27 gjyqtarë e prokurorë. Fakti që rreth 56 % e të verifikuarve dolën nga sistemi, tregon nevojën dhe vlerën e reformës. Reformën në drejtësi Z. Ruçi e vlerësoi si një reformë origjinale dhe unike, një operacion të thellë, të vërtetë, të vështirë, por të pakthyeshëm. Opozita nuk ka arsye të kërkojë kthimin prapa të kësaj reforme, duke sulmuar organet e vetting-ut, sepse reforma mbështetet mbi urinë dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për drejtësi. Reforma është krejtësisht jashtë ndikimit të qeverisë dhe të shumicës parlamentare dhë nën monitorimin e rreptë dhe të plotë të ONM. Kjo është theksuar edhe në Kushtetutë dhe është dispozita e vetme kushtetetuese në botë, që pranon një trupë të huaj mbikqyrëse të sistemit. Praktikisht, për vetting-un, nënvizoi z. Ruçi, unë nuk di asgjë, ndërsa ONM di gjithshka. Kjo është e rëndësishme sepse sëmundja kryesore e sistemit të drejtësisë ishte kapja nga politika. Qëllimi ynë është që brenda këtij sesioni të përfundojë ngritja e organeve qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Por për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës. Ethet e pushtetit nuk duhet të na bëjnë të “sabotojmë” ndërtimin e shtetit”, përfundoi kreu i Kuvendit

 Në takim mori pjesë edhe deputeti Ervin Bushati, kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Angazhimet e këtij të fundit u vlerësuan nga dy deputetët Hunko dhe O’Reilly.

Raporterët e Komitetit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës, gjithashtu inkurajuan Kryetarin e Kuvendit që të vazhdojë të mbajë këto qëndrime të matura dhe të bëjë gjithshka mundet, të përdorë çdo nismë parlamentare, brenda kornizës kushtetuese, për të mbajtur opozitën në Kuvend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN