MENU
klinika

Provojeni dhe ju...

Rutina e mëngjesit e 5 njerëzve më të suksesshëm në botë

09.09.2018 - 09:07

Hulumtime të ndryshme shkencore tregojnë se disa njerëz punojnë më mirë nëse zgjohen herët në mëngjes, ndërsa disa të tjerë ia dalin të jenë më produktiv vetëm nëse punojnë natën deri vonë.

Qoftë nëse zgjoheni herët apo vonë, ju sigurisht keni ritualet tuaja të vogla. Disa njerëz kanë nevojë për kafe në mëngjes, ndërsa disa të tjerë preferojnë të shkojnë të bëjnë vrap apo fiskulturë mëngjesi para se të nisin aktivitetet e tjera .

Sleepypeople.com ka mbledhur informacione prej njerëzve më të suksesshëm në historinë e botës, për të zbuluar nëse ka ndonjë sekret për të arritur sukses duke u bazuar në gjërat që ata i kanë bërë sapo janë zgjuar.

Steve Jobs -Bashkë-themelues i Apple

Rutina e mëngjesit: Çdo mëngjes, Jobs do shihej në pasqyrë dhe do e pyeste veten, “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë që do ta bëj sot?”. Nëse ai përgjigjej “jo” disa herë për disa ditë rresht, atëherë ai e dinte se diçka duhet të ndryshonte.

Mark Zuckerberg -Bashkë-themelues i Facebook

Rutina e mëngjesit: Zuckerberg njihet mjaft mirë për veshjen e njëjtë çdo ditë, pasi kishte thënë se kjo i jep atij mundësi për të marrë një vendim më pak. Ai e fillon ditën me pak gjumë, shpesh duke qëndruar deri në 6 të mëngjesit duke folur me programerët në internet.

Winston Churchill

Rutina e mëngjesit: Churchill zgjohej në ora 7:30 të mëngjesit, por qëndronte në shtrat deri në ora 11 duke ngrënë mëngjes, duke lexuar gazetën dhe duke u diktuar sekretarëve të tij.

Barack Obama

Rutina e mëngjesit: Obama mban një rutinë strikte të stërvitjeve në mëngjes në ora 6:45, para se të hajë mëngjesin me familjen e tij dhe të ndihmojë bijat e tij për t’u bërë gati për shkollë.

Bill Gates

Rutina e mëngjesit: Gates është i njohur si një ‘avokat’ i shëndetit të mirë dhe kalon një orë duke vrapuar në pajisjen për vrapim dhe duke shikuar kurse nga ‘Teaching Company’ në ndërkohë.