MENU
klinika

Reagimi i menjëhershëm i Makron...

‘Shkaktarja për shembjen e urës është Evropa’

02.09.2018 - 13:05

Kur bëhet fjala për Makron, presidentin e Francës, dhe ministrin e brendshëm italian, duket se ata të dy nuk do të bien asnjëherë dakord.

Janë përplasur së fundmi lidhur me çështjen e emigracionit, dhe tensionet duket se janë shtuar. Por duket se po kerkojne debat edhe lidhur me çeshtje te tjera. E fundit lidhet me uren ne Genova.

Së fundmi  Salvini ka sugjeruar se kolapsi i urës së Genova është shkaktuar nga kufizimet e BE-së të vendosura në autoritetet italiane.

Të paktën 43 vetë vdiqën kur një pjesë prej 200m e urës Morandi pranë Genova papritur u rrëzua nën shi të rëndë në gusht duke dërguar dhjetra automjete që ranë 45 milion

Por Makron duket se ka mbrojtur Evropen duke iu bërë thirrje evropianëve të mos ndihmojnë në vullnetin e atyre ata që duan të marrin peng BE-në, në demagogjinë e atyre që thonë se të gjitha problemet vijnë nga Evropa.

Ata njerëz, tha presidenti francez duan të krijojnë ndarje, shtrembërime shtetërore, ua hedhin fajin të tjerëve, sikur ndonje tjeter merr vendime në vendin e tyre.

Salvini, duke folur për gazetën italiane Corriere.it, u kthye tek kritiku i tij francez, duke thënë: “I fundit që mund të japë mësime për italianët është Z. Macron që nga viti i kaluar ka larguar gati 50 mijë njerëz, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, në kufi me Italinë”.

Ai gjithashtu e këshilloi   Macron të kujdeset për francezët, duke qenë se ai është në nivelin më të ulët të popullaritetit dhe të jetë më human në kufijtë.

Disa ditë më parë Macron është shprehur se të dy kanë të drejtë, kur e quajnë “kundështari numër një” në Europë për çështjen e emigrantëve.

“Nuk u lëshoj terren nacionalistëve dhe atyre që predikojnë urrejtje. Nëse kanë parë te unë kundërshtarin kryesor, kanë të drejtë për këtë”, tha thënë ai para gazetarëve.

Përgjigja e Ministrit të Brendshëm të Italisë nuk ka vonuar: “Që nga fillimi i 2017 e deri më sot, Franca e ‘Macronit të mirë’ ka sprapsur më shumë se 48 mijë refugjatë në kufirin me Italinë, përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo është Evropa mikpritëse dhe solidare, për të cilën flasin Macron dhe të mirët e tjerë?”, ka shkruar Salvini në një postim në Facebook.

Më tej ka shtuar: “Në vend që t’u japë leksione të tjerëve, do e ftoja presidentin hipokrit francez që të rihapë kufijtë dhe të presë me mijëra refugjatët që kishte pretenduar se do i mbante. Italia nuk është më kampi i refugjatëve i Evropës, dhurata e perëndisë për skafistët dhe të mirët e Evropës ka marrë fund!”

Në bazë të të dhënave, Franca ka kthyer mbrapsht 30911 persona në 2017: nga këta, 10407 ishin të huaj me leje të vlefshme qëndrimi në Itali (ndër ta, 1465 pakistanezë, 1108 malezë, 840 nigerianë dhe 832 shqiptarë), 20504 të tjerë ishin të parregullt (pjesa më e madhe sudanezë). Që nga 1 janari deri në 28 gusht të këtij viti, ka 17476 kthime: 6561 me lejë qëndrimi në Itali (933 pakistanezë, 651 malezë, 613 shqiptarë), si dhe 10915 të parregullt. Në total, 48387 imigrantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv. kryeministri kërcënon BE

Shtohen tensionet Itali-BE