MENU
klinika

Referendumi për çështjen e emrit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: 30 shtatori, datë e rëndësishme për Maqedoninë

17.09.2018 - 17:16

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Xhejms Mattis gjatë ardhjes në Shkup ka deklaruar se është i shqetësuar për ndikimin rus në vend dhe se organet shtetërore në SHBA kanë informacion se struktura ruse kanë transferuar para për propagandë kundër referendumit.

Ne po ndjekim nga afër se si ata (qytetarët e Maqedonisë) po e qartësojnë të ardhmen e tyre vetë dhe jo me ndikimin e dikujt tjetër. Nuk duam që ta shohim Rusinë duke bërë aty gjëra që ka tentuar t’i bëj nëpër shtete të tjera. Nuk ka dyshim se ata kanë transferuar para në Maqedoni dhe do të bëjnë fushatë me ndikim të madh” – deklaroi Xhejms Mattis, Sekretar i Mbrojtjes në SHBA.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Z oran Zaev, Mattis nuk komentoi informacionet për ndikimet e Rusisë në vend. Duke folur për marrëveshjen e Prespës, për të cilën i pari i Pentagonit inkurajoi Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë për paktin shekullor, Mattis foli edhe për nevojën e reformave dhe mbështetjen e SHBA-ve ndaj Maqedonisë në rrugën e saj drejt NATO-së dhe BE-së.

Ju do të votoni në referendum për ta anëtarësuar vendin në NATO. Vota juaj në referendum do të jetë vota më e rëndësishme në historinë tuaj kombëtare. Ne i kuptojmë komplekset politike të qytetarëve tuaj dhe ju mbështesim juve, miqtë tanë maqedonas, zërin, sovranitetin tuaja dhe gatishmërinë tuaj demokratike për të votuar” – tha Xhejms Mattis, Sekretar i Mbrojtjes në SHBA.

Kryeministri Zoran Zaev, duke falënderuar Mattisin për mbështetjen e SHBA-ve, ceku nevojën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim anashkalimin e ndikimeve, siç i quan ai nga faktori i tretë.

Pas takimit në Kryeministri, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis takoi edhe presidentin maqedonas Gjorge Ivanov. Nga kabineti i Ivanovit u njoftua se në këtë takim presidenti maqedonas i ka thënë Mattisit se edhe pse Maqedonia nuk është pjesë e NATO-së, ushtria e vendit i përshtatet NATO-së falë mbështetjes së SHBA-ve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN