MENU

Detajet

U ngrit flamuri i Kosovës/ Serbia tërhiqet nga ‘Balkanika Folk’

27.09.2018 - 11:00

Shqipëria është mikëpritëse e festivalit “Balkanika Folk” këtë vit. Bëhet fjalë për një festival ku do të merrnin pjesë 11 ansamble nga i gjithë Ballkani dhe dy të tjera, të Arbëreshëve e Italisë dhe atij të Polonisë.

Por pavarësisht ftesës Serbia ka refuzuar të marrë pjesë në një organizim në të cilin ngrihet flamuri i Kosovës.

Sipas tyre, ambasada e Serbisë në Tiranë kishte kërkuar nga organizatorët të mos lejonin ngritjen e flamurit kosovar, nëse donin që ansambli nga Serbia të ishte pjesë e festivalit.

Producenti Sokol Gunga mësohet ta ketë konsideruar këtë kërkesë absurde dhe në kundërshtim me parimet e artit. Ai ka thënë se politika nuk duhet të fusë hundët në art sepse arti nuk njeh kufij.

Artistët serbë ishin të mrekullueshëm, artistë të vërtetë, kërcimtarë të jashtëzakonshëm dhe pse jo nëse do të ishin në garë, mund të ishin edhe pretendent edhe për çmimin e madh që e fitoi Bullgaria”, tha producenti Gunga.