Elon Musk është shefi ekzekutiv miliarder i kompanisë “Tesla”, i cili i ka shkaktuar një tronditje të vërtetë kompanisë që ai drejton pas një shfaqje “online” duke konsumuar marjuanë.
Në orët e vona të së enjtes, ai diskutoi gjatë teksa ishte “live”, ndërsa në një moment mori një cigare, e cila sipas drejtuesit të emisionit, Roganit ishte një përzierje mes duhanit dhe marijuanës, gjë e ligjshme në Kaliforni, – në duar për ta thithur, Musk rrëfeu se “thuajse nuk kishte tymosur kurrë”.
“Nuk jam një përdorues i rregullt i marijuanës, – tha sipërmarrësi miliarder. – Madje nuk arrita të vëreja ndonjë efekt… Nuk arrij ta kuptoj pse është kaq e mirë për t’u prodhuar”.
I pyetur mbi stuhinë e konsumit të marijuanës, teksa është nën hetim nga Komisioni i Sigurisë dhe Bursave për “cicërimat” e privatizimit të Teslës (që shumë opinionistë dyshojnë të jenë bërë nën efektin e marijuanës), Musk iu kundërpërgjigj “e-mail”-it të “The Guardian” shumë rëndë: “Guardian është gazeta më e padurueshme në planetin Tokë”.
Kjo shfaqe e tij shkaktoi një tërmet të vërtetë në kompani, ku dy nga drejtuesit e saj dhanë menjëherë dorëheqjen, ndërsa kompania pëesoi një rënie prej 8 përqind të aksioneve.