MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e dytë

Shoqëria e shërbimeve kundrejt të prodhimit

24.09.2018 - 15:10

Një element i rëndësishëm për t’u analizuar është se Shqipëria po krijon modelin e shoqërisë së shërbimeve më shumë se shoqërinë e prodhimit. Të gjithë qytetet punojnë për qendrën, qendra riprodhon shoqërinë e shërbimit.

Në një shoqëri të tillë nga ana sociale drejtimi do të shkojë në krijimin e individit reklamues, propagandues, imitues, të një individi që reklamon dhe marketon, brandon mallrat gjë që sjell një strategji të ulët për një shoqëri prodhimi. Dhe malli i huaj vërshon në Shqipëri ‘Fasonizëm’ dhe ’call centner-izëm’ kudo gjithfarësh!

Në mos të gjithë do të gjejnë mënyra hileje për të jetuar bukur në fasada. Po cilat mallra konsumojmë, ato që vijnë nga Brazili, Kina, Turqia, Vietnami, Meksika, Polonia, Greqia. Maqedonia, Italia? Po ne çfarë prodhojmë për t’u dhënë këtyre vendeve, fjalë, demagogji, egocentrizëm kulturor?! Me cilët investime do prodhojmë me atë të epiqendrës, Tiranës? Ku janë rrugët, teknika, prodhimi në fshatrat shqiptare?

Në një situatë të tillë kryeqendra i ka të gjitha, oligopolin, monopolin, 7 punë për njerëzit në qoftë se ka imazh, egocentrizëm, pompozitet, 10 punë për ata që kanë miq, po periferia? Të gjithë këta bëjnë sikur punojnë e ushqehen si Duçja, të gjithë periferikët vuajnë në mjerim. Po fshati? Çfarë kërkon fshati që duhet të prodhojë? Çfarë kërkojnë të papunët e Gjirokastrës, Kukësit, Shkodrës etj? Çfarë prodhon qendra, lesh, pambuk, qumësht, djathë, mish, ulli, peshk apo reklamë, sofizëm politik dhe ekonomik, shërbime dhe shumë buzëqeshje?!

A mund të mbahet një vend vetëm me shërbime? Po, mbahet në qoftë se ka ide dhe burra shteti si në Zvicër, Luksemburg, Singapor, Honkong, Japoni, por me mendje jo me fjalë boshe që ri-ringre egocentrizmin kulturor. Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka një filozof mendjeje apo filozofë politikë, Shqipëria e vdes filozofinë.

Pas viteve 1990 paradoksalisht, shoqëria e shërbimeve e vret rininë që do të kulturohet. Shoqëria e shërbimeve krijon punë automate si, në banka, telekomunikacion, media, agjenci të niveleve dhe të llojeve të ndryshme, por ajo në vetvete nuk krijon dot prodhim, asnjë domate për gjithë qendrën e Tiranës. Njeriu automat nuk ka nevojë për shkollim dijesh, skepticizëm, logjikë, shoqëria e shërbimeve do intuitë dhe veprim, shumë bukuri dhe imazh dhe shunë të holla. Paradoksalisht numri i atyre që duan shkollë të lartë nuk vlen për shoqërinë e shërbimeve, idetë nuk përputhen me veprimet. Duhet fama dhe ineresat.

Para viteve 1990 rëndësi i jepej përpunimit të industrisë që sillte shoqërinë e prodhimit, krijimit. Kështu funksiononte në një nga shumë hallka përpunimi i metaleve, i stofrave, i ushqimeve etj. Në mënyrë ironike edhe Perëndimi këtë ndjek, nuk e ndiqte vetëm komunizmi si imitim i shtrembërt i demokracisë, komunizmi ishte imitim i modernizmit urban që kaloi sot në postindustrializim deri në robotoziëm me demorkacitë koorporative.

Tashmë këto uzina apo fabrika janë reduktuar ose shumëzuar me minifabrika të përpunimit që nuk sjellin të njëjtën forcë si dikur. Ekonomia centraliste e kohës së monizmit i ka lënë vend një lloj ekonomie tjetër centraliste, përqëndrimit të kapitalit në disa duar, familje, interesa të përgjithshme, pra nga centralizmi shtetëror kemi arritur në qendërsimin e kapitalit monopol dhe oligopol. Po pse studiuesit thonë se qendërsimi i kapitalit është e kundërta e ekonomisë së tregut dhe sjell krizë?! Nga Monteskje e deri tek Stiglitczh këtë përmendin nga 24 orë në ditë.

Në rrafshin ekonomik qendërsimi i burimeve lë mënjanë bisnesin e vogël, kapitalet e oligopoleve rriten me të njëjtën forcë sa dobësohet bisnesi i vogël. Sa më tepër t’i lejohen atij, tendera, koncensione, rikonstruksione, zhvillim urban, qendra bisnesi, aq më tepër ekonomia e shtetit vdes. Shumica nuk kanë asgjë, 1% e popullsisë ka të gjitha. Në këto kushte nuk bëhet e famshmja ‘’Rishpërndarja e të ardhurave’’ në zërat dhe nevojat që duhen por qendërsimi i të ardhurave që nuk rikapitalizohen, nuk riinvestohen, por më tepër përqëndrohen në interesin e ngushtë e disa personave, grupeve, klaneve. Kësaj i shtohet dhe një ekonomi e zbehtë dhe e tharë e shërbimeve ku prodhimi është 0, ose prodhim sa për të mbajtur frymën gjallë. Shumë jetojnë me 5 dollarë për frymë në Shqipëri, me asistencë të munguar, të papunë, me dëshirë për emigrim, pakica në luks, shtresa e mesme e popullsisë tkurret.

Për të kuptuar shenjat e krizës ekonomike na ndihmojnë konceptualizmi i vetë fjalës dhe i analogjive kuptimore si psh, në SHBA e viteve 1929, me periudhën e depresionit të madh, e ngjashme si në krizën e tulipanëve në Hollandë, si në krizën e Greqisë pas 2008, si në krizën e firmave rentiere ne Shqipëri 1997.

‘’Në vitin 1929, SHBA u përfshinë në një krizë të madhe ekonomike me tregues të tillë si: rënia e bursës, mbiprodhimit, mbyllja e bankave dhe fabrikave, papunësia, keqësimi i gjendjes ekonomike, tashmë e shprehur në mjerim, vuajtje, pesimizëm, tronditje sociale e mbi të gjitha përhapje e një frike të madhe për të ardhmen. Ja çfarë tregonin të dhënat faktike:

-prodhimi industrial që në gusht të vitit 1929 kishte qenë 114%, në mars të vitit 1933 kishte rënë në 54%: midis viteve 1929 dhe 1933 falimentuan rreth 100 mijë ndërmarrje:

-investimet u ulën nga 7 miliardë në më pak se 2 miliardë dollar: fitimet e korporatave ranë nga 10 miliardë në më pak se 1 miliard: GNP nga 80 miliardë në 42 miliardë dollar:

-6 mijë banka u mbyllën. Në vitin 1933 papunësia arriti në 13 milion njerëz, 1 në 4 punëtorë ishin të papunë e shumë të tjerë punonin me orë të kufizuara. Është llogaritur se 34 milionë burra, gra e fëmijë nuk kishin asnjëlloj të ardhure dhe këta përbënin 28% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

-Edhe më alarmantë ishin treguesit social: në vitet 1931 u mbyllën rreth 5 mijë shkolla. Fëmijë dhe të rritur të përfshirë nga uria ranë pre e sëmundjeve epidemike. Të fejuarit nuk guxonin të martoheshin: numri i grave të moshës 23-30 vjeç, që do të mbeteshin të pamartuara u rrit mbi 30% në krahasim me dekadën e mëparshme.

Mbi të gjitha shokimi ishte i madh për të papunët, që me të ardhurat e tyre mbanin familjet. Për një kryefamiljar rasti i papunësisë nënkuptonte thjesht humbjen e vendit të punës, por edhe zhvlerësimin total të personalitetit të tij. Pas pak javësh të pasuksesshme kërkimi në një punë të re, ai shkurajohej tërësisht.

 

Studiuesit amerikanë sjellin disa shkaqe që çuan në krizë ekonomike të viteve 1929-1933, të cilat i shohin të lidhura e të ndërvarura nga njëra– tjetra. Ato mund të përmblidhen si më poshtë:

-Rritja e prodhimit eci në përpjestim jo të drejtë me konsumin, me fuqinë blerëse dhe shumica e amerikanëve të cilat në sajë të blerjeve të shumta me kredi(sidomos mallrat e përdorimit të zgjatur, si p. sh., automobilë, ishin zhytur në borxhe. Kështu, ndërsa produktiviteti i fuqisë punëtore gjatë viteve ’20 u rrit në 40%, paga reale u rrit me 26%. Në fakt rritja e produktivitetit duhet të çonte ose në rritjen e pagave të punëtorëve ose në uljen e çmimeve, gjë që nuk u bë nga ana e bisnesit.

-Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë. Gjatë viteve 20’, mesatarja e të ardhruave disponibël për frymë u rrit rreth 105, por të ardhurat e amerikanëve më të pasur u rritën me 75%.

Sipas raportit të Komisionit Federal të Punës, më të pasurit, 1% e popullsisë, zotëronin 60% të pasurisë së kombit. Kursimet e 60 000 familjeve që qëndronin në majë të piramidës sociale i kalonin ato të 25 milionë familjeve me të ardhura të ulta. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ardhurave kombëtare shkonin në familjet me të ardhua më të larta, ekonomia e vendit, e sidomos vazhdimësia e zhvillimit , ishte tepër e varur nga shpenzimet e kursimet e këtyre familjeve.

Ishin të pasurit ata, që gjatë viteve të lulëzimit ekonomik, të nisur nga fitimet që u rritën më shumë sesa pagat, bënë investime në një shkallë shumë më të madhe sesa mundësitë e konsumatorëve për të blerë mallrat e prodhuara.Me fjalë të tjera, ndër të pasurit kishin shumë para për të shpenzuar, fermerët, punëtorët, një pjesë e madhe e klasës së mesme, nuk kishin para të mjaftueshme për të ruajtur zhvillimin e vrullshëm ekonomik të viteve 1924-1929.

Por, gjatë viteve ’20 pati mbiprodhim të theksuar të produkteve bujqësore dhe blektorale, për shkak të rënies së eksportit në tregun botëror dhe të ndryshimeve në dietën ushqimore (kishin rënë shumë konsumi i drithrave). Mosshitja e produkteve bujqësore çoi në uljen e fitimeve të fermerëve, dhe për pasojë, në uljen e aftësive të tyre blerëse për mallrat industriale. Kështu, kriza në bujqësi u lidh me krizën në industri.

Spekulimet e pashembullta në Bursën e Nju Jorkut që tronditën sistemin financiar. Në rrethanat e lulëzmit ekonomik kur vlera e aksioneve ishin rritur shumë, amerikanët ishin mjaft të interesuar për të pasur aksione. Shumë njerëz filluan të blejnë aksione, me shpresë që të arrijnë fitimin. Por duke filluar nga viti 1927 ndodhi shkëputja midis çmimit të aksioneve dhe prodhimit, me fjalë të tjera, aksionet u shkëputën nga fitimet reale të realizuara në procesin e prodhimit të kompanive.

Ishin spekulatorët që e bënë këtë në mënyrë artificiale. Ata përfituan nga lehtësitë e marrjes së kredisë dhe sidomos nga përqindja e ulëta të interesit. Aksionet e ofruara për shitje nuk shiteshin më; kjo çoi në uljen e mëtejshme të vlerës së tyre. Amerikanët që kishin blerë aksione, madje me hua, humbën paratë.

Ata u përfshinë nga paniku. Rënia në bursën e Njy Yorkut ishte sinjal për mbylljen e bankave që kishin huazuar sasi të mëdha parash, sepse kishin edhe frikën e grumbulimit në masë të depozitorëve për të tërhequr kursimet e tyre. Vetë mbyllja e bankave ndikoi edhe në mbylljen e fabrikave.Politikat qeveritare me theksime e forta të ‘’laisses-faire’’, sidomos me uljen e taksave mbi të ardhurat e korporatave kryesisht për të pasurit. Kjo ndikoi në rritjen e pabarazisë së të ardhurave.’’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/ Pjesa e tretë

Shoqëria e prodhimit, sfidat