Çështja “Bajri” vijon të diskutohet edhe përtej kufijve të vendit tonë, me gazetarët belgë që vazhdojnë me artikujt për bëmat e këtij klani.
Gazetarja Muriel Lefevre shkruan për gazetën belge LeVif, tha se banda e Safet Bajrit njihet si “klani i 40 vrasjeve” në Shqipëri.
Mbi ta rëndojnë akuza si vrasje, trafik armësh, pastrim parash, si dhe trafik droge. Mazhoranca shqiptare akuzon Belgjikën por vonesë në sjelljen e dosjes së Bajrit, por sipas gazetares belge, vendimi i gjykatës për Bajrin ka ndodhur që në muajin shtator.
Minstri belg i Drejtësisë, Koen Geens shprehet se vonesa për dokumentat është bërë për shkak të përkthimit të dosjes në shqip si dhe një gabimi.
“Që në vitin 2001 Rustemi ka qenë i dyshuar për vrasje në Shqipëri. Këtu (në Belgjikë) mjafton që dikush të vendoset në pranga. Më 26 dhejtor të 2017 ai gjithashtu kreu një krim e përsëri nuk u arrestua. Pra vonesa jonë nuk është ndoshta shkaku kryesor. Por kemi ndihmuar në shkatërrimin e bandës së tij”, tha ministri belg i Drejtësisë, Geens.