MENU
klinika

Dossier/Pjesa e parë

Shqipëria ekonomike në kohën e dreqit

11.09.2018 - 15:40

Nga Eugent Kllapi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, në një analizë strukturore të ekonomisë për Ballkanin nxjerr disa përfundime shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Pikë së pari në 4 elementë tregtia e brendshme, industria, administrata publike dhe bujqësia ajo del në përfundim se ekonomia shtetërore është një nga sektorët më të rëndësishëm.

Por kjo për një ekonomi tregu të lirë nuk do të thotë asgjë, për një vend kodrinoro-malor siç është Shqipëria, vendin e parë duhet ta zinte bujqësia dhe blektoria.

Nga ana tjetër tregëtia e brendshme zë 18 % të vlerës së shtuar në Shqipëri dhe shifrën më të lartë në Mal të zi në 27%, ky i fundit është i dalluar në turizëm në gjithë vendet e Ballkanit ku zë 8%.

Turizmi shqiptar është akoma foshnjarak në krahasim me Malin e Zi, pavarësisht trumpetimeve për suksese.

Tregtia e brendshme, duke përfshirë transportin dhe magazinimin, strehimin dhe shërbimet ushqimore sipas Autoriteti i Konkurrencës (AK) është në situatë monopol dhe janë kryer abuzime të shumta me pozicionin monopol.

Për këtë arsye ndaj kompanisë EKMA Albania e cila ka nën pronësi tregun e vetëm të produkteve bujqësore të Tiranës dhe akuzohet nga AK për abuzime të rënda me pozicionin monopol po shikohen masa shtetërore.

Po i referohemi Tiranës pasi ka 30% të gjithë popullsisë që është e përqëndruar aty. Ky përqëndrim shpreh dhe një raport të zhdrejtësuar të popullsisë qytet-fshat. Fshati braktiset dita-ditës.

BERZH mendon se rajoni ka ende potenciale të pazhvilluara në sektorin e agrobisnesit. Megjithatë në një situatë ku dita-ditës shumica e fshatrave dëshiron migrimin e tyre kjo për sektorin e agrobisnesit do të thotë se do të vuajë për një kohë të gjatë në Shqipëri.

Një nga vendet e Ballkanit më pak të zhvilluar në bujqësi është Shqipëria në 23% dhe kjo lidhet zinxhir me të gjitha sektorët e tjerë të tregëtisë së brendshme si është industria e lehtë dhe përpunuese, agrobisnesi, turizmit.

Bujqësia luan një rol jetësor, si në aspektin social, ashtu edhe në aspektin e punësimit. Serbia është mbi vendet e tjera në bujqësi, kryesisht për shkak të tokës bujqësore pjellore në provincën veriore të Vojvodinës.

Mos harojmë hambarin e Kosovës, Fushë-Kosovën, çuditërisht hambari i dikurshëm i Shqipërisë nuk shenjon të njëjtat pikë si Vojvodinë për Serbinë. Pesë vendet e tjera ku futet dhe Shqipëria përveç Serbisë kanë bujqësi për nevojat familjare.

Shqipëria duhet të bëjë më shumë në drejtim të konsolidimit të fermave bujqësore, të përmirësojë cilësinë e grumbullimit, magazinimit dhe marketingut dhe të zhvillojnë shërbime mbështetëse bujqësore siç është sigurimi sipas BERZH. Atë magazinim, grumbullim që Autoriteti i Konkurrencës ka marrë masa sespse ka prirje për monopolizim.

Por nga ana tjetër Europa, falë politikanëve të saj, teknikës moderne, potencialit të fortë ekonomik krijon një influencë të fortë mbi vendet e pazhvilluara. Ajo kontrollon dhe bën presion ekonomive ballkanike me politikat e saj falë shumë faktorëve.

Nga ana e industrisë vendin e parë e zë Serbia, ajo është në nivel me vendet e BE-së që do të thotë se Serbia nuk i vuri kazmën gjithë uzinave dhe fabrikave pas vitit 1990, nuk i shkretoi dhe i vodhi tulla, parmakë, hekur, tokë por investoi në teknologji.

Kjo do të thotë se Shqipëria, ashtu si e prishi industrinë në gërmadhat e tanishme, ashtu po ngel, prapa në gjithë rajonin, më pas pozicionohet Maqedonia dhe Kosova. Jo rastësisht investimet e huaja shkojnë në Maqedoni, Serbi, Kosovë, ato plus klimës shtetërore kanë dhe një favorizim me taksat dhe korrupsionin dëshirën e investitorëve të huaj, diçka ngec me Shqipërinë.

Nënsektori i minierave luan një rol të vogël, duke filluar nga 1% e ekonomisë në Malin e Zi në 3 % në Kosovë. Kurse Shqipëria, megjithëse ka krom, bakër nuk ekziston në listë kur duhet të ishte nga të parat.

Pavarësisht trumpetimit të ngritjes së sektorit të industirsë minerare ai është i papërfillshëm kundrejt Ballkanit, përsëri jemi në fund të listës. Megjithatë, industria minerare duhej të gërshetohej me nënindustritë e tjera të shfrytëzimit që për fat të keq në Shqipëri rezultojnë të shkretuara.

Ashtu si Bosnja ne kemi shtresëzimin më të fortë në administratën publike. Shumë adminsitratë dhe shumë shpenzime, më shumë burokracira se domate, apo kavanoza turshi, presh e qepë për gjellë. Kjo shkon nga vetëm 13 % Shqipëri në mbi një të pestën e ekonomisë në Bosnjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/Pjesa e tretë

Shteti anemik me mekanizmat e tij