MENU
klinika

Uta Ibrahimi

Shqiptarja që po pushton majat e Himalajave

28.09.2018 - 18:19

Uta Ibrahimi, alpinistja e parë dhe e vetmja shqiptare që po ngjitet majave më të larta të botës, pas ngjitjes së më të lartë në botë, Majës së Everestit, dhe pas ngjitjes së dy majave tjera, Manaslu (e 8-ta më e larta) dhe Lhotce (e 4-ta më e larta), më 26 shtator ngjiti me sukses edhe Majën Cho Oyu (maja e 6-ta më e lartë) 8,201 metra lartësi mbi deta, Tibet-Kinë.

“Kjo ngjitje ka qenë më sfiduese nga të gjithat deri me tani. Rotacionet e aklimatizimit kryesisht i kam bërë vet dhe të gjitha pajisjet personale i kam mbajtur vet, pra pa ndihmën e Sherpave, deri në ditën e majës, kur i jam bashkuar ekipeve të tjera”, – ka thënë Ibrahimi.

Uta kishte planifikuar që të ngjitet pa sasi shtesë të oksigjenit, mirë në natën e majës, diku në 7,800 metra, kanë filluar t’i ngrihen gishtat e dorës, që e ka shtyrë atë të përdor oksigjen vetëm deri në lindjen e diellit (afërsisht deri te maja e Cho Oyu-së).

 

uta ibrahimi
uta ibrahimi

“Këto ngjitje të harxhojnë shumë nga vetja. Të duhet forcë dhe motiv i bollshëm për të arritur drejt majës. Motivi dhe shtyrësi i ngjitjeve të mia është populli im dhe ndjenja e krenarisë kur valvoj flamurin e shtetit dhe të kombit. Për popullin tim, malet e mia”, – shprehet Uta, e emocionuar.

Ekspedita “14 majet e Himalajeve” e ndërmarrë nga vetë Uta Ibrahimi, ka për qëllim që të pushtojë të gjitha 14 majat më të larta në botë, që gjenden në malet e Himalajeve. Këtë e kanë bërë shumë pak njerëz në botë dhe Uta synon që të jetë shqiptarja e parë që e arrin këtë.

uta ibrahimi
uta ibrahimi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit