MENU
klinika

“Rambo 5”

Stallone jep lajmin e madh: Asgjë s’ka përfunduar

11.09.2018 - 10:52

Sylvester Stallone është në moshën 72-vjeçare, por kurrsesi mos mendoni se ai tashmë është i vjetër për të qenë sërish protagonist në filmin “Rambo”.

Së shpejti nis xhirimet dhe jam shumë i emocionuar…Bota mund të ndryshojë por jo ai. Asgjë nuk ka përfunduar”.

Kështu ka shkruar legjenda Stallone në “Instagram” duke dhënë lajmin e madh për fansat e tij se do të rikthehet në rolin e John Rambo në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.