MENU
klinika

Njoftimi i ministrisë së Arsimit

Synohet mbyllja e klasave kolektive, 33 mijë nxënës në klasa respektive

05.09.2018 - 12:56

Në një prononcim për median, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se këtë vit do të ketë një adresim të situatës me klasat kolektive në të cilat mësojnë fëmijë të grup moshave të ndryshme.

Bëhet fjalë për për 33 mijë nxënës për të cilët synohet të gjendet një zgjidhje.

Aktualisht ky proces është në hapin e katërt.

Ndërhyrja ka filluar që vitin e kaluar shkollor kur ishin testuar të gjithë nxënësit për aftësitë në shkrim lexim dhe në bazë të nevojave ishte realizuar programi për përforcimin e shkrim-leximit pas trajnimit të mësuesve.

“Hartuam plan ndërhyrje për nxjerrjen nga situata e vështirë e 7 mijë nxënësve Ky ishte edhe hapi i parë emergjent”– tha Nikolla.

Hapi i dytë ishte një studim rrënjësor i gjithë sistemit të klasave kolektive të shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë. ”

Për një periudhë 8 mujore është bërë identifikimi i klasave që mund të transferohen në shkolla më të mëdha ku nxënësit do të mund të mësonin me bashkëmoshatarët e tyre jo me në klasa kolektive.

Kemi bërë planin e veprimit për të realizuar këtë transferim.”

Aktualisht po hartohet urdhri për transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta.

“Hapi i tretë po ndodh tani: hartimi i urdhrit për transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta, si dhe sistemimin e mësuesve të këtyre nxënësve në sistem, duke i siguruar se askush nuk do të mbetet i papunë.”

Hapi i katërt

“Kemi mbledhë udhëzues dhe doracak, me shembuj të orëve mësimore dhe metodave më efektive mësimore, që i kemi përkthyer dhe përshtatur për t’i ndarë me mësuesit e klasave kolektive.

Gjithashtu themelojmë rrjetin profesional të mësuesve të klasave kolektive në mënyrë që të ndajnë përvojat me njëri tjetrin dhe të përmirësojnë zbatimin e kurrikulës së re edhe në zona të thella malore.”

M.H

"Rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike"

Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…