MENU
klinika

Detajet

Teatri/ Pranohet dekreti, Kuvendi dakordësi me Presidencën

18.09.2018 - 15:32

Mazhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

Kreu i komisioni, deputeti socialist Eduard Shalsi tha në mbledhjen e komisionit të veprimtarive prodhuese se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit.

Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.

Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

Në komisioni ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës.

Më herët dekreti i Presidentit nuk kaloi në Kuvend, por u shty dhe vetëm pas deklaratës së KE-së për ligjin e posaçëm për teatrin, mazhoranca ktheu rrugë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës