MENU
klinika

Marrëveshjet Thaçi-Vuçiç

‘Thaçi e ka humbur rrugën në bisedimet me Vuçiçin’

29.09.2018 - 22:02

Përfaqësues të organizatës për të pagjeturit “Thirrjet e nënave”, gjatë protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve, kanë akuzuar Presidentin e Kosovës se nuk e ka hapur çështjen e të pagjeturve asnjëherë në dialogun Prishtinë-Beograd. 

Përfaqësues të kësaj shoqate, thanë se Thaçi nuk mund të flasë në emër të familjarëve që kanë të vrarë, të rrëmbyer e të zhdukur në luftën në Kosovë. Ata treguan se Thaçi e ka humbur rrugën në bisedimet me Vucicin për interesa të veta.

Thaçi kurrë nuk e hapi një dialog për çështjen e e të pagjeturve në luftë. Ne i themi atij sot, që ai nuk mund të flasë kurrë në emër të nënave, dhe nuk mund të flasë kurrë në emër të familjarëve që kanë të vrarë, të rrëmbyer e të zhdukur në luftën në Kosovë, nga kriminelët serb. Ky e ka humbur rrugën në bisedimet me vucicin për interestat e veta, duke harruar viktimat e luftës”, kanë deklaruar gjatë protestës përfaqësues të shoqatës së të pagjeturve “Thirrjet e nënave”.

Familjarët e të pagjeturve thanë se presidenti Thaçi po i trajton ata si të huaj.

Na trajton si të huaj, në vendin tonë, andaj në familjarët që kemi humbur më të dashurit tanë kundërshtojmë që të na imponojë interesat e Serbisë. Ku e merr ti guximin t’i zgjasësh dorën e pajtimit Vucicit i cili nuk kërkoi kurrë falje, Serbia duhet t’i kthejë nënave të gjithë të pagjeturit”, kanë thënë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe familjarët e të pagjeturve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN